Kosova duhet të paguaj për punë çlirimtare dhe jo për ish-shërbëtorët e regjimit serbomadh deri në vitin 1999

Kosova duhet të paguaj për punë çlirimtare dhe jo për ish-shërbëtorët e regjimit serbomadh deri në vitin 1999
Kosova duhet të paguaj për punë çlirimtare dhe jo për ish-shërbëtorët e regjimit serbomadh deri në vitin 1999

Muhamet Kelmendi

  • 27 August 2021 - 15:20

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në vitin 2016, si Kryeministër, Isa Mustafa, së bashku me Ministrin e atëhershëm për Punë dhe Mirëqenie sociale, z. Abrashi, nxorën një Rregullore mbi pensionin e pleqërisë në Kosovë. Në rregullore, midis tjerash, theksohet: "Pensionin e pleqërisë e gëzojnë ata që deri në vitin 1999 kanë punuar dhe i kanë 15 vjet stazh pune (...). Mbi këtë dhe kualifikimin shkollor dhe të lartë të kërkuesit caktohet pensioni deri në shumën prej 250 Euro". Ky përkufizim juridik i ka dhënë mundësi të përfitojnë pension të gjithë ata që i kanë 15 vjet stazh deri në vitin 1999.

Natyrisht se këtu dhe me këtë rregullore kanë përfituar kryesisht ata qytetar që kanë ndenjur në punë edhe pas vitit 1990 dhe 1991 kur u paraqit si kusht pranimi dhe nënshtrimi ndaj Republikës së Serbisë. Pra, kanë përfituar ata që kanë punuar deri në vitin 1999, kur forcat fashiste serbe largohen nga Kosova. Këtu bëjnë pjesë të gjithë serbo malazezët dhe romët, si dhe shqiptarët lojal ndaj regjimit të Millosheviqit deri në vitin 1999. Me këtë rregullore nuk kanë përfituar as punëtorët e as arsimtarët, as mjekët, as punëtorët nëpër firma, minatorët, administrata, ilegalët dhe shumë të tjerë që nuk iu nënshtruan regjimit serb të Beogradit. Përfituan të punësuarit në regjimin e Milloshevicit. Kjo është e padrejtë.

I takon Qeverisë që të përgatis Ligj mbi Sigurimin Pensional dhe të përfshihen të gjithë në sigurim. Me ligjin e tillë duhet njohur stazhin të gjithë atyre që nuk e kanë pranuar regjimin serb dhe që punuan për shtetin e Kosovës. Është anomali e llojit të vetë kjo Rregullore e Isa Mustafës për pension. Kjo, për faktin, se mu ata që i kanë shërbyer regjimit pushtues fashist serb po marrin pension deri në 250 Euro. Ndërsa, ata që kanë qenë në punë dhe nuk e kanë pranuar regjimin e tillë serbomadh, si dhe u nxorën nga puna, prej nga punuan për shtetin e Kosovës, nuk kanë sigurim pensional dhe as pension. Kjo është shkelje më e rëndë që iu ka bërë njerëzve që kanë punuar për shtet dhe popull të Kosovës.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".