Në veri të Mitrovicës po sfdohet shteti me ndarje, krijohen strukturat e para të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe!

Në veri të Mitrovicës po sfdohet shteti me ndarje, krijohen strukturat e para të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe!
Në veri të Mitrovicës po sfdohet shteti me ndarje, krijohen strukturat e para të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe!

Muhamet Kelmendi

  • 27 August 2021 - 15:57

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

 Atje është administrata e pavarur, gjykatat, arsimi, shëndetësia deri edhe rendi e siguria janë të pavarura nga Prishtina. De-facto ajo pjesë është e ndarë nga Kosova. Pritet që me Asociacion të ndahet edhe de-jure nga shteti i ynë.

 -Veriu është de-fakto i ndarë nga Kosova. Veriu i vendit funksionon i pavarur nga Republika e Kosovës. Pothuajse të gjitha fushat funksionojnë nën ombrellën e shtetit serb. Ndërtimi i objekteve është në kompetencë të komunave. Këtu del edhe baza juridike e ndërtimit të objektit të Universitetit në Mitrovicën e Veriut që nga shteti serb iu vunë themelet. Çështja del si institucion universitar? Natyrisht se sipas Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës mundë të ndërtohen dhe të hapen universitete kur i plotësojnë ato institucione kushtet ligjore dhe ato akreditohen nga Agjencia e Akreditimit të Republikës së Kosovës.

Ky Universitet nuk është krijuar dhe nuk funksionon sipas Ligjit të Arsimit të Lartë të Kosovës, por të shtetit serb. Këtu ka mundësi që shteti ynë të intervenon për të mundur që të veprohet sipas Ligjit të vendit dhe të bëhet akreditimi i tij nga organet e Kosovës. A do të veprohet nga Qeveria e Kosovës këtu dhe në këtë institucion nuk ma merr mendja fare. Kjo Qeveri, si ato të kaluarat, do të tolerojnë këtë institucion të shtetit serb në Mitrovicën e Veriut. Zaten këso gjendjeje kemi në të gjitha fushat në Veri të Kosovës.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".