Sa më shpejt të pastrohet “oborri”në sistemin e drejtësisë, Vetting pa kurrfarë të drejte në ankesë e manipulime tjera

Sa më shpejt të pastrohet “oborri”në sistemin e drejtësisë, Vetting pa kurrfarë të drejte në ankesë e manipulime tjera
Sa më shpejt të pastrohet “oborri”në sistemin e drejtësisë, Vetting pa kurrfarë të drejte në ankesë e manipulime tjera

Shefik Shkodra

  • 28 gusht 2021 - 09:03

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Një pakicë njerëzish, shkatërrimin e Kosovës e ka bërë një pakicë njerëzish oligarkë të lidhur me politikën dhe njerëzit e pushtetit kriminal. Një grup njerëzish analfabet (që deklarohen kudo, çka më duhet shkolla mua, unë e familja ime jemi të paprekshëm e të siguruar në çdo pikëpamje) të prirë për vetveten që të “fitojë” sa më shumë me keqpërdorime të pozitave publike. Ata grupe që e kanë quajtur veten “meritor” për kaq vite, shihet se nuk kanë ndjenja njeriu fare, nuk dinë ç’është shteti as qeverisja e një shoqërie. Këta e kanë shkatërruar Kosovën, sikur Serbia t’u kishte thënë, kështu veproni! “Dhe ata thone se “e kemi ditur se, ‘shqiptarët nuk dinë ta qeverisin shtetin...”, kjo është parulla e serbëve. Dhe vërtet, si qeveriset vendi me njerëz që nuk njohin politikë, nuk e njohin popullin e vet e as fqinjët e vet. Nuk kanë unitet, por vetëm smirë . Nuk njohin shkencat shoqërore, po nuk njohin asgjë as nga shkenca ekonomike e politike. Nuk e dinë tabelën e shumëzimit...ndoshta!

 -Ligji i edukon ata që nuk duan mësimin nga institucionet demokratike si qytetarë të lirë. Ligji është mburoja e qytetarëve të një vendi nga të gjitha kërcënimet për jetë dhe veprat e dëmshme për njeriun.  Nëpër duart e rinisë tonë kalon ç’mos që nuk është për ta:duhani, alkooli, prostitucioni e këto kohë edhe llojet drogave te një pjesë. Të kujt fëmijë janë këta? Fëmijët e atyre që familjet u kanë blerë vetura të shtrenjta, u kanë siguruar para, i kanë llastuar. Vetura e tyree kalon 150 km në orë shpejtësinë nëpër rrugët tona. Karasevdali, të rij. Ata i gjen çdo ditë nëpër kafiteri, restorante luksoze, etj. me femra që i ngashënjejnë si djem pasanikësh. Askush nuk del t’ua ndërpresë asnjë hap në gjurulltitë e tyre.

Grupe të tilla edhe shkollimin e kryejnë falso. Në mesin e tyre ka edhe të respektuar e inteligjentë. Po të rinjtë që e duan jetën normale, sipas porosive familjare, e duan edhe shkollimin dhe edukimin,janë në periferi nga shoqëria “moderne” shqiptare. Qytetarët janë të pafajshëm. Një pjesë e rinisë tonë janë të frustruar nga gjendja e përgjithshme, nga kjo gjendje që është krijuar nga një politikë e dobët prej njerëzve tanë. Dhe kjo është pjesa më e madhe. Ata mendojnë për të ardhmen e tyre, por shkollat specializimet i kryejnë kot këtu, në qoftë se nuk kanë një lidhje me partitë dhe liderët, apo një biznes me të cilin mund të “furnizojnë” fytin e atyre që po veprojnë në këtë mënyrë qe kaq vite, e shohin si të kotë në vendin e tyre.

Si mund ta tregojë energjinë me talentin e vet i riu i jonë, i cili nuk përkrahet prej strukturave shoqërore politike dhe institucionet përkatëse.Në vend të tij, si ekspert i ardhshëm, ulet në karrige për punë ai i “dostit”, i dajës, i mikut, me aftësi e pa aftësi për atë vend pune, etj. Pse të rinjtë tanë në botën e jashtme, në gjuhë të huaj, po ia arrijnë të tregohen fenomen të kohës në studimet e tyre, në ato vendeqë janë të integruar. Në ato shoqëri ku nuk janë të varur e të prekur nga xhelozia, hipokrizia e klientelizmi.

Partitë në pushtetet e kaluara, e kanëdegraduar çdo gjë për interesa të ngushta, prej qendre e në komuna, nëtë gjitha segmentet e jetës shoqërore. Në të gjithë resorët natyror...Hapur e me kanale të fshehta, si është kërkuar nevoja për ta. Nuk ka siguri individuale, as kolektive. Nuk ka ligj për mbrojtje shëndetësore të qytetarëve. Nuk ka,deri më tash, përkushtim për arsimim dhe edukim të vërtetë duke i respektuar edhe rrethanate kushtet tona.

Gjinia femërore nuk është e mbrojtur, po as gjinia mashkullore nuk mbrohet. Kur ndodh ndonjë rast, e rastet janë të shpeshta, privim të jetës së qytetarit, nuk ka dënime adekuate për mjedisin tonë, që personi ekzekutues i jetës së tjetrit të trajtohet e dënohet fort me ligj.Disa prej atyre politikanëve nisin të vajtojnë, gjëja se kanë dhimbje për akëcilën viktimë, por kjo ka qenë deri më tash vetëm një komedi e kopjuar nga njëri te tjetri. Për të mos thënë se, për shumë raste, mund të dalin fajtorë nga ndonjë zyrtar.

Drejtësia e sotme të ne, për ta zhvilluar një shtet kërkohet të funksionojë administrata. Po duhet të funksionojë e të veprojë në çdo rastdrejtësia, natyrisht duke respektuar vetëm ligjin. Pa drejtësi na duket si “gusatnëpër mjegull”si thotë populli. Nuk jemi na popull i pari në botë që pa ligje, pa rregulla dhe pa sanksionime, të jetojmë dhe të zhvillohemi në një bashkësi shoqërore, me qëllime herë-herë subjektive, sipas dëshirës të secilit individ, të koncentruar rreth grupeve mafioze, të ardhur nga fshatrat e provincat e vogla, me mentalitete të llojllojshme, secili veç e veç. Duhet  forcuar e plotësuar ligjin dhe të vihet praktikisht në veprim,pavarësisht për kë bëhet fjalë.Ky është kulmii krejt çështjes.

Atë barrë e ka Qeveria, përkatësisht Ministria e Drejtësisë. Shkelje ligji ke në shëndetësi, në arsim, në tregti, në komunikacion, në çdo kënd. Janë dhënë leje vozitje me para, kush di, me leje fals, apo prej mendjemadhësisë veprohet jashtë rregullave dhe ligjit. Një gabim i dikujt po kushton jetë njeriu. Përgjegjës është MPB, policia. Menjëherë pas policisë është gjykata. Në komunikacion jeta është e rrezikuar nga tipa të veçantë, pjesa më e madhe: ku tejkalohet, sa shpejtësi duhet lëshuar automjetin në rrugët tona, etj. Por drejtësia duhet të sigurojë edhe qytetarët nga banditët, nga delikuentet; nga ata që e kanë shpinën e mbrojtur, e që ne nuk i dimë e nuk mund t’i njohim, etj. Drejtësia duhet të funksionojë e duhet të trajtojë korrupsionin, vjedhjen, miton. Pse, kur është vërejtur se ky, ai apo ajo janë njerëz të rrezikshëm, nuk është marrë masa adekuate për parandalimin e tragjedisë. Fshihet lënda nga prokurorë e gjykatës të papërgjegjshëm. Lirohet pala sa për të bërë gabimet tjera edhe më të rënda.

Edhe familja duhet të përgjigjet për veprat e fëmijës, ashtu sikur mund t’i marrë çelësat e veturës nga prindi, apo ia jep vetë, ashtu duhet të konsultohet ose duhet t’ia marrin ata çelësa, fjala po bien, që të mos shkaktojë dëme të tjera. Nëse fëmija, përkatësisht i riu është zënë me përdorimin e drogës, duhet edhe familja, por edhe institucionet tjera shtetërore të ndërmarrin masa e të trajtohet në mënyrën e duhur. Drejtësia si dje, si sot. Avazi është i njëjtë. Thuhet, “të mos përzihet politika në kompetencat e gjyqësisë...” shumë në rregull, dhe unë do të isha me këtë propozim. Por sistemi i drejtësisë në këtë mënyrë nuk e mban këtë shtet, veç e shkatërron. E pse nuk mundet Ministria e Drejtësisë të përzihet, kur në sirtarët e juaj ndoshta ruhen akuzat me dhjetë vite? E pse është ajo Ministri? Këtu janë të lidhur trekëndësh: Prokuror, Gjykatës dhe Avokatë. Të mësuar me mito dhe korrupsion ashiqare, drejtësia për njëzet vite është bërë vetëm ngarkesë e buxhetit, por jo edhe vendosja e rendit dhe punëve sipas ligjit e rregullave për qytetarët.

Dënimet kanë qenë për ndonjë “rajë”, por jo për ata që e kanë dëmtuar vendin me miliona, bie fjala, ata shefat e shefave!Drejtësia nuk ka punën as për ata që, pothuajse e kanë shitur dhe tradhtuar vendin. A ka kushtetutë vendi? – Po. – Çka vlen ajo? – Për mbrojtje të integritetit të vendit. Për mbrojtjen e qytetarëve. Për mbrojtjen e pasurisë së tyre. Për mirëvajtjen e punëve ditore në administratë, për lirinë e qytetarëve në rrugë, në shtëpi, në institucione, etj. etj. Ministria e Drejtësisë duhet të plotësojë ligjet dhe të ashpërsojë ndëshkimet ndaj veprave penalederi në detaje.

Të rrit shkallën e dënimit deri në maksimum. Këtu kanë faje prej më të lartit e deri te shkalla më e ulët në drejtësi. Nuk bëhet fjalë për gabimet e rastit në komunikacion, një prekje e me pahir e veturave. Fjala është për vepra penale...Ne e duam demokracinë, e nëse e keqpërdorim, duhet të mendojmë: A kemi mundësi që ta durojmë mbi kokë tipin me 136 vepra të ndryshme (si duket – vepra penale), i cili lirohet pas 136 veprave penale, deri sa kryen krimin makabër, si një farë mostre. Atëherë, i nderuar, pse ti mund të jesh ende në prokurori, në gjykatë e as avokatit? Për çfarë je paguar deri në këto kohë?

Veting pa kurrfarë të drejte në ankesë e pështjellime tjera, vettingu, si thuhet për pastrime të të korruptuarve, të padijshmëve, frikacakëve duhet të shpejtohet. Jo për qejf të dikujt, porkështu na duhet ne qytetarëve. Nëse ka nevojë referendum gjithë popullor. Të gjithë prokurorët, kryeprokurorët, gjykatës e kryetarë të gjykatave të deri tashëm, duhet ta lirojnë vendin. Duhet të jenë vetë autokritikë. Drejtësia e një vendi nuk mbahet me fshehjen e lëndëve të kriminelëve, me përkrahjen e mafiozëve, me dënime formale qesharake. Pa gjykimin e kriminelit e për sigurinë e njerëzve, nuk themi se kemi liri qytetare. Pa ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit, nuk mund të themi se jemi shoqëri e civilizuar dhe duam të zhvillohemi ekonomikisht. Për kaq vite (po e marrim vetëm prej 2008) nuk ka kurrfarë përparimi.

Pse hajdutët janë ende në pushtet apo opozitë, dhe ata e “qesin gjuhën një pëllëmbë”, duke i akuzuar të tjerët për gabimet e tyre? Kush po i dëgjon ende ata tipa? Po kapjen e disave prej tyre në flagrancë, me dokumente për korrupsion dhe krim të organizuar, që ka çuar në humbje ekonominë e edhe financat e vendit me qindra miliona, çka kërkojnë ata ende...? Po a i shkon mendja atyre tipave, që krejt Kosova dhe më gjerë e dinë fare mirë, kush ishin hajnat në pushtet për kaq kohë, duke bërë gara, kush prej cilës anë do të uzurpojnë toka, plaçkitjen nëpër tenderë, e deri në arkën e shtetit? Pse mund të bëhet gjykim formal i njerëzve që kanë punësuar në emër të një partie,tipat që i ka preferuar njerëz të vet dhe servilë? Apo oligarkë e mafiozë që kanë lëkundur gur-themelin e shtetit? Pse nuk bëhet gjykimi i njerëzve që kanë bërë krime gjatë luftës? Ata shëtitën rrugëve të Kosovës nëpër qendrat tona. Pse nuk gjykohen personat që luajnë me fatin e njerëzve (femrave), duke i mashtruar në mënyra të ndryshme? Rasti i Ferizajt s’është për herë të parë as për herë të fundit, edhe pse është më i theksuari. Ç’është ajo drejtësi, që gabimet me jetë njeriu i vendos me gjoba minimale – para!? Mjekësia na duhet për verifikim të shëndetit, se, tipi nuk qenka mirë me shëndet, por pse ka marrë jetë njeriu, s’ka dert.

​Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".