Formulën e dialogut me Serbinë e ka vulosur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë!

Formulën e dialogut me Serbinë e ka vulosur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë!

Gani Qarri

  • 31 August 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Edhe pse ende ka zëra që thonë se kinse dialogu u imponua nga të huajt, pas opinionit pozitiv të dhënë nga vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, as që kishte më nevojë fare për bisedime kaq të gjata e pa asnjë afat, si dhe futjen në detaje aq të thella mbi rregullimin tonë të brendshëm shtetëror dhe për çdo gjë me një shtet okupator si Serbia.

Përderisa mjerisht edhe pas më tepër se 22 viteve të kaluara nga përfundimi i luftës, mijëra shqiptar të dëbuar me dhunë nga veriu i vendit, vazhdojnë të heshtin dhe nuk protestojnë as nuk e ngritën kurrë zërin në mënyrë unike, për kthimin e organizuar të tyre në shtëpitë dhe tokat e veta në veri, tanimë kur kemi hy në vitin e 11 të këtij dialogu të pafund e maratonik, përsëri po rikthehet agjenda e nxehtë e vazhdimit të bisedimeve boshe me Serbinë me presion shtesë mbi Qeverinë Kurti, jo për ndalimin e kolonizimit të veriut nga Serbia, as për kthimin në vatrat e veta të shqiptarëve të dëbuar me dhunë, por për gjetjen e modelit të formimit të asociacionit një etnik serb në veri, i cili nuk ka ekzistuar kurrë, në asnjë formë as kohë në këtë vend.

Madje edhe pse Kosova kaloi mbi një dekadë negociata me këtë shtet okupator, sa më shumë shtyhen e stërzgjaten bisedimet aq më të pafund dhe të pa shpresa duken të jenë ato dhe megjithëse me 8 mars të këtij viti, kemi hy në vitin e 11 që nga fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, këtij procesi nuk po i shihet kund fundi, i cili tanimë është bërë tejet i bezdisshëm e shndërruar në sfidë tepër të rëndë për gjithë vendin dhe secilën qeveri që merr përsipër udhëheqjen e zhvillimit të këtij dialogu me Serbinë. Edhe pse ende ka zëra që thonë se kinse dialogu u imponua nga të huajt, pas opinionit pozitiv të dhënë nga vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, as që kishte më nevojë fare për bisedime kaq të gjata e pa asnjë afat, si dhe futjen në detaje aq të thella mbi rregullimin tonë të brendshëm shtetëror dhe për çdo gjë me një shtet okupator si Serbia.

Sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, nga bisedimet teknike, Thaçi për tä shpëtuar veten nga Specialja e sakrifikoi edhe pavarësinë e shtetit tonë dhe futi Kosovën edhe në dialog politik me Serbinë e cila keqpërdori këtë lëshim të trishtë të Thaçit & Co dhe ndërmori një fushatë skajshmërish të egër, deri te fushata e çnjohjeje, për të kundërshtuar në çdo formë dhe mënyrë statusin e shtetit të pavarur të Kosovës. Për aq më tepër pas vendosjes së fusnotës nga kuislingu Thaçi mbi statusin e shtetit e kthimin praktik të Kosovës në krahinë të Serbisë dhe vend me status të pazgjidhur nga kuislingu Hashim Thaçi me shokë, Serbia u involvua në çdo hallkë të rregullimit tonë brendshëm shtetëror dhe prej fillimit të dialogut e deri me ardhjen e Qeverisë Kurti-2, gjithmonë është biseduar vetëm për rregullimin e brendshëm të shtetit të Kosovës, deri te miratimi antikushtetues e antiligjor i “zajednicës” serbe, akt që nuk mund ti falet kurrë Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës me shokë Thaçi & Co i bënë lëshime aq të mëdha e alarmante Serbisë, sa që me insistimin e këtij shteti ish okupator, shkuan deri te nënshkrimi i dyfishtë kundërligjor i marrëveshjes kundër kushtetuese për krijimin asociacionit një etnik serb me kompetenca ekzekutive, që qysh atëherë nënkuptonte bosnjëzimin praktik të Kosovës dhe krijimin e shtetit në shtet, gjë që ka mundur të ndodhë vetëm me Kosovën dhe me asnjë qeveri dhe vend tjetër në botë.

Për aq më tepër, përderisa edhe pas mbi 22 vitesh të kaluara nga përfundimi i luftës, mjerisht mijëra shqiptar të shpërngulur me dhunë nga veriu i vendit, vazhdojnë të heshtin dhe nuk protestojnë as nuk e ngritin zërin asnjëherë në mënyrë unike, për kthim e organizuar të tyre në shtëpitë dhe tokat e veta në veri, në vitin e 11 të këtij dialogu të pafund e maratonik, përsëri po rikthehet agjenda e nxehtë e vazhdimit të bisedimeve boshe me Serbinë me presion shtesë mbi Qeverinë Kurti, jo për kthimin në vatrat e veta të shqiptarëve të dëbuar me dhunë, por për gjetjen e modelit të formimit të asociacionit një etnik të komunave me shumicë serbe në veri, i cili nuk ka ekzistuar kurrë dhe në asnjë kohë në këtë vend.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, menjëherë pas pushimeve të verës, duke nisur që në fillim të muajit shtator me raundin e par dy ditor, me 7 dhe 8 shtator të këtij viti. Dhe siç bënë të ditur vet Lajçak nga Brukseli, për nisjen e agjendës së takimit të parë në prag të fillimit të vjeshtës, ka biseduar paraprakisht me zyrtarët përkatës të qeverive të të dyja vendeve, si me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin ashtu edhe me të ashtuquajturin "drejtor të zyrës për Kosovën" në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, me të cilët është dakorduar që të bëhen përgatitjet e duhura për takimin e radhës në nivel krye-negociatorësh. Kështu që duke pasur parasysh kolonizimin e pandalshëm të veriut të vendit tonë nga Serbia dhe fillimi i ndërtimit edhe i universitetit paralel serb mbi themelet e rrënuara të shkollës shqipe në veri të Mitrovicës, Serbia praktikisht po e vendos Kosovën në terren, para akteve të kryera për ndarjen e vendit, ndaj për ballafaqimin me sukses të gjendjes së krijuar alarmante, kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm uniteti i gjithë spektrit politik të Kosovës.

Pasi që Serbia me kolonizimin masiv dhe fillimin e ndërtimit edhe të institucioneve paralele serbe në veri, e ka vënë para një sfide të rrezikshme gjithë shtetin tonë dhe përveç lagjeve të reja me qindra shtëpi për kolonizim me serb në Zveçan e rrethinë, me fillimin e ndërtimit edhe të Universitetit paralel të "Prishtinës" në Veri të Mitrovicës, është duke e provokuar shumë seriozisht vendin dhe gjithë qytetarët e Kosovës, veprim kundër të cilit, për habi, ende nuk ka asnjë veprim apo reagim çfarëdo qoftë, nga institucionet e Kosovës, por vetëm heshtje të Qeverisë dhe akuza të ndërsjella të partive ndërmjet vete, por asnjë e adresuar dhe drejtuar kundër ndërhyrjeve të hapura e publike të Serbisë në Kosovë, gjë që është vërtetë për turp dhe çdo kritikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".