Të anulohen titujt për “Konsuj Nderi” për oligarkët Devolli dhe të tjerët!

Të anulohen titujt për “Konsuj Nderi” për oligarkët Devolli dhe të tjerët!
Të anulohen titujt për “Konsuj Nderi” për oligarkët Devolli dhe të tjerët!

Muhamet Kelmendi

  • 02 September 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Çështja e titujve të ndarë në Kosovë dhe të dhënë shumë kujt në Shqipëri ka marrë dimensione alarmante dhe janë mbushur sirtarët me tituj të ndryshëm. Ato tituj iu kanë ndarë njerëzve të pa merituar dhe me të kaluar shumë të dyshimtë. Shih për këtë titulli i konsullit për Devollin, i Pacollit qytetar nderi në Sarandë, i Surrojit në Kukës etj.

Kemi shumë njerëz që kanë marrë titulli të tillë, titull të konsullit të nderit. Njerëzit e tillë e kanë keqpërdorur vendin tonë në të kaluarën. Në emër të Kosovës kanë marrë shumë çmime edhe financiare. Por, Kosovës dhe shqiptarëve asnjë të mirë nuk u kanë sjellë. Titulli i konsullit ose i ambasadorit të nderit, të kryetarit etj. ,ju ndahet njerëzve që kanë merita të mëdha politike, kombëtare dhe shtetërore. Mundet edhe për merita në fushën e kulturës dhe të ekonomisë të ndahen këta tituj të lartë. Mirëpo, jo ndaj atyre që kanë të kaluar të dyshimtë ose të tashme kriminale në fushën e vetë.

Kuptohet se titujt e e tillë, deri edhe titujt e heroit dhe të dëshmorit mund dhe duhet nga organet kompetente të shqyrtohen dhe nëse duhet edhe të merren titujt e tillë. Kjo për faktin se shumë tituj janë ndarë në bazë të lidhjeve kriminale, ekonomike, politike e rajonale pa i plotësuar kushtet. Titulli i nderit nuk ju ndahet individëve që e kanë luftuar shtetin e Kosovës dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Fare nuk ka rëndësi pozita aktuale kundruall kësaj anë të çështje. Vetë ky fakt tregon se duhet të veprohet nga organet dhe titujt e dhënë nga pushteti te rishikohen me kompetencë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".