A po vjen furtuna para VETTING-ut në Këshillin Prokurorial të Kosovës?!

A po vjen furtuna para VETTING-ut në Këshillin Prokurorial të Kosovës?!
A po vjen furtuna para VETTING-ut në Këshillin Prokurorial të Kosovës?!

Hasan Preteni

  • 03 September 2021 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

I suspenduari dhe larguari nga puna, nga pozita e sekretarit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës Lavdim Krasniqi, është rasti i parë kur një zyrtari të lartë i ndërpritet marrëdhënia e punës si rezultat i ngritjes së aktakuzës. KPK-ja në këtë rast ka vendosur drejtë por duhet theksuar se ata ia ndërprejnë marrëdhënien e punës një zyrtari të lartë të punësuar në administratë-sekretarin.

Pas shkarkimit të sekretarit të Sekretariatit të KPK-s janë disa pyetje që duhet të shtrohen: A do ta mbajnë të njëjtin kriter edhe për prokurorët që janë të përfshirë në afera korruptive dhe në krim të organizuar?. Si e kur do t’i pastrojnë prokuroritë tjera nga elementet kriminale te ngjashme. Po kërkojnë që Vetting-un ta bëjnë vetë, e si? Kush i pengoi deri më tani ata ta bejne VETTING-un?! Pse nuk vepruan KPK-të në asnjë mandat tjeter dhe me shumë kryesues qe tani kane pozita te larta edhe ne PSRK. Asnjë kryesues nuk u veçua me veprime konkrete e te dobishme per Institucionin e shenjt te cilit i detyroheshin!

-Vetting-u nuk duhet të jetë nisma e parë ligjore, duhet të ndryshojnë edhe disa ligje të tjera. Emërimi i Kryeprokurorit, me ligj të ri të plotësuar e të ndryshuar, duhet të kaloj si kompetencë e Kuvendit ( është praktikë e shumë shteteve). Në Kroaci kryeprokurorin e zgjedh Kuvendi dhe i vetmi e ka titullin kryeprokuror, të gjithë të tjerët janë zv. prokuror. Me emërimin nga Kuvendi përcaktohet saktë se edhe kujt do t’i raporton per punen e pergjegjesine e tij dhe te Institucionit. Kështu që prokurorët dhe gjyqtaret janë "shtet në veti", ata Vetë emërohen, vetë vlerësohen, vetë avancohen. Duke qëndruar gjatë nëpër pozita ata edhe kanë krijuar grupe të ngushta të interesit ku secili secilit ja njeh historikun e mangësitë. Nuk e kanë guximin-interesin të prishen mes veti dhe për ta vlen maxima "zgjate Zot!": Rroga të majme, shumë vende pune, punësim i të gjithë fëmijëve ku gjyqtarët i punësojnë fëmijët në prokurori a prokurorët nëpër gjykata. Një hulumtim i lehtë edhe i shoqërisë civile apo mediave do t’i zbulonte të gjitha ( po ku me i gjet edhe ata po i përdorin metodat e njëjta) Fillimi i sesionit vjeshtor të punës se Kuvendit duhet të nis me ndryshime të rrënjësishme ligjore, me prioritet sektori i sundimit te ligjit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".