Prokuroria Speciale të zgjohet nga gjumi, të hetohen dhe prangosen hajnat e buxhetit për ndërtim dhe asfaltim të rrugëve në Kosovë

Prokuroria Speciale të zgjohet nga gjumi, të hetohen dhe prangosen hajnat e buxhetit për ndërtim dhe asfaltim të rrugëve në Kosovë

Gani Qarri

  • 03 September 2021 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Alarmi për abuzimin me buxhetin e Autostradës segmentin rrugor Kijevë-Zahaq-Pejë është vërtetë një rast tepër serioz me të cilin duhet të merret urgjentisht Prokuroria Speciale sepse në qeverisjet e inkriminuara të së kaluarës, realisht ishte bërë gati normale që të flitej për miliona të avulluar nga buxheti i shtetit dhe të mos ndërmerrej asgjë kundër autorëve,,ndaj dhe deri më tani, askush nuk përfundoi në pranga.

-Fakti se gjyqësia dhe prokuroria e kapur vendore ka bashkëjetuar me korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa ndërmarrë asnjëherë asgjë kundër veprimeve kundërligjore, e dëshmon edhe deklaratat e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili paraqiti publikisht para mediave vendore, shkeljet dhe abuzimet më të rënda të Qeverisë “Haradinaj”, lidhur me shpronësimet në segmentin rrugor Kijevë-Zahaq, pjesë në të cilën është paraparë që të kalojë autostrada e Pejës. Madje, shkelja dhe abuzimet janë aq të rënda e serioze, sa që për ti dhënë zgjidhjen meritore kësaj afere kriminale, pas dy dekadash kooketimi me qeveritarët e kriminalizuar Prokurorisë speciale menjëherë duhet ti fillojë hetimet rrënjësore dhe sidomos pas dorëzimit të kallëzimit penal nga Ministri i Financave z.Hekuran Murati, Prokurorija speciale, përfundimisht duhet të shkëputet nga kthetrat e strukturave të PAN-it, e të SHIK-ut,ilegal dhe të hetojë urgjentisht, deri në detaje aktin penal kundërligjor mbi çështjen e shpronësimeve dhe projektin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Pejë gjatë kohës së Qeverisë Haradinajt-në koalicionin PAN.

Për aq më tepër, sa u takon akuzave publike të bëra në konferencë shtypi, përveç faktit se është folur e dyshuar në vazhdimësi, se me shpronësimet dhe projektet e mëdha ka pasur në vijimësi dallavere dhe keqpërdorime të shumta, sipas z. Murati tani i posedojmë jo vetëm shifrat por edhe dokumentet që vërtetojnë me fakte këto dallavere, si vet raporti i auditimit i MF-së, që ka gjetur mospërputhje në vlerë prej mese 12 milionë eurove. Ministri i Financave z. Murati me të drejtë thekson se tanimë nuk ka vetëm fjalë por dhe dyshime të bazuara në fakte se nga Qeveria e PAN-it udhëhequr nga z.Haradinaj janë falsifikuar hiq më pak se 12 milionë euro, akuza këto të bëra publike edhe në një konferencë shtypi, me të cilat dëshmohet se me shpronësimet dhe projektet e mëdha ka pasur në vijimësi dallavere dhe keqpërdorime të vazhdueshme për të cilat tani shteti dhe ministria e financave posedojnë jo vetëm shifrat por edhe dokumentin që e vërtetojnë me fakte këto veprime kundërligjore.

Për aq më tepër sa u takon shpronësimeve të parcelave private, habit shumë edhe vet procesi i marrjes së vendimeve nga qeveria Haradinaj e asaj kohe, e cila për parcela që kanë qenë ngjitur me njëra tjetrën, janë vlerësuar me çmime diametralisht të ndryshme. E këtu bie në sy fakti se me çmime shumë herë më të larta janë vlerësuar pronat e disa qytetarëve të komunitetit serbë, dallavere e falsifikime, që sipas ministrit Murati janë bërë pikërisht në mandatin e qeverisë së koalicionit PAN, të udhëhequr nga z.Haradinaj. Asokohe Ministria e Infrastrukturës në Qeverinë e PAN-it, AAK-PDK-Nisma, pra Qeverinë e Ramush Haradinajt më 24 gusht 2018 ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, fillimin e procesit të shpronësimit për segmentin Kijevë-Zahaq me gjatësi prej 31.3 kilometra ku do të shpronësoheshin 1059 prona, 858 prej tyre, prona private, 148 prona shoqërore si dhe 51 prona të privatizuara.

Më 19 shkurt 2019, është marrë vendimi preliminar për shpronësim, kurse me 17 maj 2019 kemi tabelën e vlerësimit, ku sipas Departamentit për Vlerësimin në Pronë që i është dërguar ministrisë së Mjedisit, vlera e tërësishme e shpronësimit është konsideruar të jetë 31.400.729 euro dhe vendimi procedohet si pikë e rendit të ditës në një kohë kur Qeveria e PAN-it, ishte në dorëheqje, ndërsa Qeveria në detyrë merr vendim për të miratuar shpronësimin e pronave të këtij segmenti”, ka sqaruar z. Murati. Prandaj, për shpërdorimin e buxhetit nëpërmes të shpronësimeve në emër të interesit publik, ka folur edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka dëshmuar se Procesi i shpronësimeve në vend ka shkaktuar telashe të mëdha sepse vërtetë janë gjetur e zbuluar shumë parregullsi, të cilat ndërlidhen me vlerësimin e pronave me ndryshime diametralisht të kundërta ndaj njëra-tjetrës. Dhe sipas Qeverisë Kurti procesi i shpronësimit të atyre viteve, sot përbën një nga sfidat më të vështira sepse ka mbi 12 raste për të cilat ende Kosova përballet me gjykatat e vendit.

Ndërsa si pasojë e gjithë këtyre veprimeve korruptive e kriminale të Qeverisë PAN, në fillimi të këtij viti borxhi i shtetit për shpronësimet ka qenë 182 milionë euro, kurse vetëm gjashtë muajt e fundit, po ky borxh është rrit për shtatë milionë euro dhe po vazhdon ende të rritet. Kështu që ky është vërtetë një rast tepër serioz me të cilin duhet të merret urgjentisht Prokuroria Speciale sepse në qeverisjet e inkriminuara të së kaluarës, realisht ishte bërë gati normale që të flitej për miliona të avulluar nga buxheti i shtetit dhe të mos ndërmerrej asgjë kundër autorëve,,ndaj dhe deri më tani, askush nuk përfundoi në pranga.Prandaj përkundër të gjithave sa kanë ndodhur, deri më sot nuk kemi asnjë akuzë serioze të ngritur, e të mos flasim për procese gjyqësore, të cilat jo vetëm që nuk kanë ndodhur e prodhuar drejtësi, por ato as që kanë filluar për asnjë mega zhvatje si këto nga Qeveria Haradinaj dhe koalicioni i PAN-it, ndërsa super plaçkitjet janë bërë kryesisht në të ashtuquajturat Qeveri të asfaltit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".