Kërkesa për Vettingun është tepër urgjente në vjeshtë, sistemi i drejtësisë kërkon shërim

Kërkesa për Vettingun është tepër urgjente në vjeshtë, sistemi i drejtësisë kërkon shërim
Kërkesa për Vettingun është tepër urgjente në vjeshtë, sistemi i drejtësisë kërkon shërim

Muhamet Kelmendi

  • 04 September 2021 - 17:19

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në kuadër të aktivitetit të punës, për të ndryshuar gjendjen në sektorin e sundimit të ligjit dalin domosdo në detyra immediate për reforma, që është nxjerrja e Ligjit mbi Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme dhe Ligji mbi VETTING-un. Sistemi i drejtësisë mundë dhe duhet të spastrohet në tërësi nga elementet e dëmshëm.

Nuk mundë të eci lufta kundër krimit dhe korrupsionit pa këto dy ligje. Në fakt këto shkojnë bashkarisht. Dënimi për vepër penale nga krimi dhe korrupcioni nëse nuk përcillet me konfiskimin e pasurisë është i mangët dhe nuk e ka efektin juridik të pritshem. Ndërsa, Ligji mbi VETTING-un shërben për profesionalizimi e sistemit me kuadro të rinjë dhe ai bënë spastrimin e sistemit nga elementet e dyshimta dhe korruptive. Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, përveç të tjerëve, me këto dy çështje.

Tash lypset aktiviteti në këto dy fusha. Mos puna dhe sanksionimi i tyre është dështim dhe votat i kthehen VV si boomerang në zgjedhjet që po vijnë. Aq më tepër kur kemi edhe zgjedhje lokale në tetor. Duhet domosdo që në vazhdimin e sesionit të kësaj legjslature vjeshtë-dimër të prijnë këto dy ligje. Mos qasja këtej dmth dështim dhe zhgënjim i masave për votat e dhëna.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".