Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu janë gati të përfundojnë në pranga!

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu janë gati të përfundojnë në pranga!
Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu janë gati të përfundojnë në pranga!

Dardan Grapci

  • 06 September 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu po harrojnë që zgjedhjet komunale janë në tetor, po harrojnë që kur ta humbin pushtetin pas këtyre zgjedhjeve do të arrestohen menjëherë nga policia e Kosovës. Duke e ditur që këta të dytë janë thuajse zyrtarisht në listë të zezë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sepse ka një mal dosjes me padi kundër tyre, prandaj edhe nuk mundë të pritet që këta të ju shpëtojnë prangave apo eventualisht të merret vendim e të amnistohen.

Asambleja komunale e Prishtinës ka marre një vendim shumë të qëlluar, një vendim të arsyeshëm duke mos e votuar Planin Zhvillimor të Komunës sipas urgjencës manipulative të Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut. Kësaj radhe asamblistët ishin në nivel të detyrës dhe as nuk u mashtruan dhe as nuk u korruptuan. Prandaj duke u bazuar në këtë fakt , unë them që jo vetëm planifikimet kriminal nga Shpendi dhe Dardani duhet të anulohen, por duhet të anulohet edhe ndonjë vendim tjetër i kësaj natyre që mundë ta kenë marr ata pa pajtimin e asamblesë komunale dhe në kundërshtim me ligjin.

Jo vetëm me Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun, por drejtësia duhet të merret edhe me personat e kompanive të ndërtimeve të cilët janë të përfshirë në këtë mega skandal, e të cilët do të duhet të arrestohen dhe gjobiten, si dhe në fund kompanitë e tyre të përfundojnë të ndaluara dhe mbyllura në dry përgjithmonë. Sa ju përket disa mega projekteve ndërtimore në Prishtinë, dihet që ato nuk kanë filluar me Shpendin, por kane filluar me ish-kryetarët e kaluar. Janë projekte që vazhdojnë në ndërtim të lejuara nga ish kryetarët e kaluar, që nga viti i Pavarësisë së Kosovës 2008.

Nuk është reaguar kundër tyre sepse asamblistët komunal të Prishtinës si duket më shumë e kanë mbrojtur karrigen e tyre sesa interesin publik të shtetit dhe të qytetarit, për ta pamundësuar dhe penguar degradimin total. Kështu që qytetarët duhen të qohen edhe në protesta kundër këtyre skandaleve, e jo të rrinë dhe shikojnë se si Prishtina dita-ditës po bëhet më e ngarkuar nga ndërtimet e egra duke ua zënë frymën banorëve.Që nga marrja e mandatit të parë, Shpend Ahmeti ka filluar të abuzoj me ligjin, dhe nëse Prokuroria Themelore dhe ajo Speciale edhe kësaj radhe dështojnë që ti arrestojnë , atëherë u bëj thirrje ambasadorëve të huaj në Kosovë që ta japin dritën e gjelbër që të futet shërbimi sekret amerikan dhe FBI për ti arrestuar Shpendin dhe Dardanin, dhe shumë individ tjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".