Kryeministri Kurti duhet të kërkoi urgjentisht kompensimet materiale për krimet e shtetit serb!

Kryeministri Kurti duhet të kërkoi urgjentisht kompensimet materiale për krimet e shtetit serb!
Kryeministri Kurti duhet të kërkoi urgjentisht kompensimet materiale për krimet e shtetit serb!

Muhamet Kelmendi

  • 08 September 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Vendi i ynë i ka mbi 20 mijë femra të përdhunuara nga kriminelët e kalibrit të Vuçiqit dhe të Daçiqit serb. Ky është një krim i lartë dhe që tërheqë përgjegjësi të lartë penale. Janë gjithashtu mbi 1 milionë shqiptar të dëbuar me dhunë e terror në vitet 1998/99 nga shteti serb etj. Këto janë tema që e mundojnë ashpër Kosovën. Por këto nuk po shtrohen në tavolinë për diskutim. Megjithatë, nuk duhet të ecet në temën e Asociacionit apo me temat tjera jo relevante, pa temat që e shërojnë Kosovën në kuadër të gjenocidin që e ka bërë Serbia. Evropës dhe Kosovës i duhet një përgjegjësi penale nga Serbia. Këtu nuk ka pardon.

Takimi është i përgatitur nga ana e BE-së dhe te SHBA-se. Natyrisht se ky takim nuk hynë në takimin e parë që bëhet midis Kosovës dhe shtetit serb. Ne takim kemi vazhdimësi të dialogut të mbetur më herët. Të dy palët do me tema të ndryshme. Ndërsa, tema kryesore, e filluar dhe e vendosur me marrëveshjet e hershme, është Asociacioni serb në Kosovë. Dhe, mu kjo e obligon z Kurti të dal në temat e esenciale të Kosovës. Serbët nuk janë duke u zhdukur në Kosovë. Ata i kanë të drejtat plus më të theksuara dhe më të privilegjuara në botë. Këtu kërkohet që të kërkohet Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Bazë e saj është padrejtësitë që po bëhen mbi shqiptarët në Preshevë, në Bujanovc dhe në Medvegjen e asimiluar.

E tërë kjo temë duhet të shtrohet në bazë të parimit të reciprocitetit. Por, këtu në takim nuk duhet lënë pa shkuar nga temat tjera. Ato janë: 1. Gjetja e të zhdukurve tash e 21 vjet më parë nga Qeveria serbe. 2 . Dëmet materiale dhe morale, përkatësisht reparacionet nga lufta. 3. Përgjegjësinë penale të shtetit serb për gjenocidin e bërë. 4. Rikthimin e mjeteve të vjedhura financiare etj. Ka shumë tema që duhet të vihen në tavolinë nga ana e z. Kurti. Bashkimi Evropian i ka temat e përcaktuara më herët. Natyrisht se prinë Asociacioni serb, pastaj çështja e marrëveshjeve të përfunduara, gjetja e të zhdukurve etj. I theksova dhe Kosova pret nga z.Kurti të merret me temat që e mbulojnë rëndë Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".