Rikthimi i reciprocitetit ndaj shtetit serb!

Rikthimi i reciprocitetit ndaj shtetit serb!
Rikthimi i reciprocitetit ndaj shtetit serb!

Arsim Haziri

  • 11 September 2021 - 08:42

Shkruan:ANALISTI-Arsim Haziri

Konsistenca në parime dhe qëndrime e Qeverisë, për të mos bërë kompromise në dëm të shtetit është për tu përshëndetur dhe mbështetur, sepse është pozicionuar fuqishëm në mbrojtje të interesave vitale të shtetit dhe të qytetarëve. Kjo po tregon ngadalë, sigurt dhe pa nxitim, një vendossh mëri për seriozitetin e premtuar të vazhdimit të dialogut me Serbinë, duke planifikuar për ta filluar dhe vendosur masën e reciprocitetit, hap pas hapi, duke vlerësuar realisht dhe praktikisht zbatimin e secilës marrëveshje nga pala tjetër, në mënyrë që secili veprim të merr mbështetje edhe politike por edhe diplomatike nga faktori ndërkombëtar.

Përmbyllja pa ndonjë sukses, e raundeve të reja të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas marrjes së mandatit të Qeverisë Kurti, po dëshmon edhe njëherë se shteti serb nuk është i gatshëm të merr përgjegjësi për të kaluarën e dhimbeshe që ka përjetuar populli i Kosovës nga ish regjimi pushtues ushtarak e policor i këtij shteti, dhe me këtë po dëshmohet se është një rrugë e vështirë e arritjes eventuale deri te pajtimi dhe njoha reciproke në mes të dy shteteve. Sikur që është dëshmuar edhe nga e kaluara, Serbia nuk ka treguar vullnet edhe në të kaluarën për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, prandaj kjo po e bënë qeverinë Kurti të jetë shumë e kujdesshme në vazhdim të këtij procesi.

Është i qëlluar dhe për tu përshëndetur hapi i parë që pritet të jetë veprues në këtë drejtim, e që sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është reciprociteti në lirinë e lëvizjes që asnjëherë deri më tash nuk është zbatuar dhe respektuar nga pala serbe. Sikur që u raportua dhe deklarua, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar edhe pas takimit të fundit me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se Kosova nuk do të pranojë zgjatjen e marrëveshjes së përkohshme për targat e veturave përtej 15 shtatorit, kur edhe skadon afati i kësaj marrëveshje por do të fillon të sillet me reciprocitet njësoj siç bën edhe Serbia me veturat me targa të Kosovës (RKS), duke vazhduar pastaj reciprocitetin edhe në fusha të tjera. Sipas marrëveshjes në fuqi e cila është duke numëruar ditët e fundit si afat skadence, në Serbi mund të futen nga Kosova të gjitha veturat me targa e vjetra të lëshuara në qarkullin nga ish administrata e UNMIK-ur me akronimin KS, kurse ato me RKS duhet t’i ndërrojnë në kufi, duke marrë një letër të përkohshme që jep pala serbe për një pagesë të caktuar si taksë që e kanë përcaktuar ata.

E në anën tjetër, veturat me targa të Serbisë futen lirshëm pa procedura shtesë në Republikën e Kosovës. Është shumë inkurajues fakti që tash po mendohet seriozisht, dhe nëse Qeverija e mban fjalën për fillimin e reciprocitetit të “lehtë” si test I reagimit të palës serbe, atëherë kjo pritet të ndryshojë pas 15 shtatorit sepse kjo çështje ishte një prej temave që është diskutuar ditën e parë në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe BE-së. Gjithashtu temë e nxehtë që duhet të gjej zgjidhje sa më shpejtë në mënyrë reciproke mbetet edhe çështja e të pagjeturve, një dhimbje e cila po peshon mbi familjarët e të pagjeturve në Kosovë tash e dy dekada. Prandaj me të drejtë është thënë edhe nga kryenegociatori Besnik Bislimi se familjet e të pagjeturve kanë nevojë të dinë fatin e familjarëve të tyre sa më pare, mesazhi ky dhe kërkesë kryesore që është përçuar në këto bisedime me Serbinë, e ku tema e vetme dhe kryesore ka qenë për të pagjeturit, duke kërkuar të intensifikimin përpjekjeve për ta bindur shtetin serb për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe kthimin e trupave të tyre në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".