Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës u bënë ortak me mafien dhe krimin e organizuar!

Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës u bënë ortak me mafien dhe krimin e organizuar!
Gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës u bënë ortak me mafien dhe krimin e organizuar!

Dardan Grapci

  • 09 September 2021 - 18:18

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
 
 
KGJK-ja dhe KPK-ja qysh kur është pavarësuar nga UNMIK dhe EULEX, ka filluar të bëj dallime tek palët, asnjëherë nuk kanë punuar sipas ligjit, asnjëherë nuk i kanë dënuar të akuzuarit sipas veprimeve të tyre, që i bie se ose i kanë dënuar me një dënim simbolik ose me të holla, gjë që është shkelje e ligjit.


 
Më kalimin e kohës reformat në sistemin e drejtësisë do të ndodhin, sepse do të bëhet më në fund ligji Vetting. Pra  siç thotë një fjalë e urtë: Më mirë dikur, se kurrë. KGJK-ja me marrjen e masave disiplinore ndaj  gjyqtarëve duhet të jetë e drejtë dhe në përputhje me ligjet e Kosovës. Ajo se çka duhet të ndodhë tani është se këta dy gjyqtar,  Jashar Gashi dhe Lindita Jakupi, të akuzuar edhe nga KGK-ja për shkelje dhe mos kryerje të detyrave zyrtare,  duhet të largohen nga pozita e gjyqtarit dhe të ndiqen penalisht,  të arrestohen për neglizhencën dhe vonesën e qëllimshme të lëndëve. Arsyeja gjyqtarët Jashar Gashi dhe Lindita Jakupi, e kanë bërë shkeljen e ligjit duke e abuzuar detyrën zyrtare, mbetet mister, ose mund të kenë qenë të korruptuar nga palët të cilët kanë dashur të dalin kinse faqe bardhë nga gjykata. Këto nuk janë lëndët e vetme që janë vonuar qëllimshëm, ka dhe shume tjera në çdo qytet ku ka degë të gjykatës, prandaj KGJK-ja duhet të filloj të bëjë hetime në çdo gjykatë të komunave në Kosovë, si dhe njëherë e përgjithmonë ti ndalon këta abuzues të ligjit, që po sillen si shefa të kompanive private. Prandaj ka ardhur koha që VETTINGU të aplikohet dhe përmes tij të vendoset rendi dhe rregulli në këtë sistem, sepse me Vetting sistemi i drejtësisë do të riparohet dhe avancohet.
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".