E kaluara e gjenocidit serb nuk guxon të harrohet, krimet dhe dëmet e luftës me prioritet në tavolinën e dialogut për marrëveshjen finale!

E kaluara e gjenocidit serb nuk guxon të harrohet, krimet dhe dëmet e luftës me prioritet në tavolinën e dialogut për marrëveshjen finale!
E kaluara e gjenocidit serb nuk guxon të harrohet, krimet dhe dëmet e luftës me prioritet në tavolinën e dialogut për marrëveshjen finale!

Nexhat Haziri

  • 09 September 2021 - 13:42

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Kryeministri Kurti duhet t’i shtyjë përpara temat si krimet e luftës, zbulimit të fatit të të zhdukurve dhe kthimit të tyre, si dhe kompensimit të dëmeve të luftës që të bëhen pjesë e dialogut, por këto nuk bëhen dhe nuk ka përparim me këtë qasje të cilën e ka ndërtuar qeveria Kurti në raport me dialogun me Serbinë.

-Vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe arritja e marrëveshjes finale që duhet të jetë me njohje reciproke në mes dy shteteve, është në favorin e Kosovës dhe çdo shtyrje, shkon vetëm në favorin e Serbisë. Kosova nuk e ka komoditetin që të sillet indiferente ndaj këtij procesi dhe këtë duhet ta ketë parasysh qeveria aktuale. Kryeministri Kurti duhet t’i shtyjë përpara temat si krimet e luftës, zbulimit të fatit të të zhdukurve dhe kthimit të tyre, si dhe kompensimit të dëmeve të luftës që të bëhen pjesë e dialogut, por këto nuk bëhen dhe nuk ka përparim me këtë qasje të cilën e ka ndërtuar qeveria Kurti në raport me dialogun me Serbinë.

Kjo tregon se kjo qeveri si edhe qeveritë e tjera, që nuk kanë strategji për t’iu qasur këtij procesi e në anën tjetër pa përparim në këtë proces, pasojat e mëdha do t’i bartë Kosova, si në rrafshin e brendshëm po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Z. Kurti duhet ta kuptoj se pa marrëveshje finale me Serbinë, nuk ka stabilitet të brendshëm politik e as ekonomik, e as në rrafshin ndërkombëtar vendi ynë nuk do të mund të bëjë hapa konkret në drejtim të procesit të sigurimit të njohjeve të reja, nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët tanë, nuk mund të ketë as anëtarësime në organizmat e tjerë ndërkombëtar.

Andaj ky proces nuk duhet që ti rrijë Kosovës si një gurë i rënd rreth qafës dhe ngrirja e këtij procesi çon vetëm në një konflikt të ngrirë e që nuk është në favor të Kosovës. Ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, qeveria e Kosovës duhet të marrë qëndrim të qartë që ky asociacion të bëhet vetëm mbi bazën e vërejtjeve apo opinionit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, dhe ta ndërpres refuzimin e bisedimit të kësaj çështje pasi kjo tashmë është një obligim që ka marrë Kosova dhe z. Kurti nuk duhet të sillet se kjo marrëveshje dhe kjo çështje nuk ekziston.

Dhe krejt në fund, interesat e Kosovës mbrohen duke qenë pjesëmarrës aktiv në procesin e dialogut me Serbinë dhe duke e shndërruar në prioritet marrëveshjen me Serbinë, dhe jo duke e anashkaluar apo duke tentuar që ky proces të shtyhet në vazhdimësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".