Dekriminalizimi i politikës kosovare është bazamenti kryesor i funksionimit të shtetit ligjor

Dekriminalizimi i politikës kosovare është bazamenti kryesor i funksionimit të shtetit ligjor
Dekriminalizimi i politikës kosovare është bazamenti kryesor i funksionimit të shtetit ligjor

Muhamet Kelmendi

  • 12 September 2021 - 17:51

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Pa Ligjin mbi VETTING-un dhe Ligjin mbi konfiskimin e pasurisë së pa ligjshme nuk ka zbatim të procesit të dekriminalizimit të politikës kosovare. Vetëm me këto dy ligje, në kombinim me ligjet tjera në fuqi, ka mundësi që dukshme të luftohen dukuritë e ndryshme negative dhe tëra llojet e krimit nga pushteti dhe jashtë. Duke i futur këto ligje në zbatim arrihet të dekriminalizimi i politikës dhe i pushtetit politike e ekonomik në vend. Kështu fiton shteti ligjor.

Çështja e dekriminalizimit të pushtetit veç ekziston në Kosovë. Ajo është e rregulluar edhe me aktin më të  lartë juridik, me Kushtetutën e Republikës. Në Kushtetutën e Kosovës qëndron se "(...)dënimet me një vjet burg në formë të prerë e mënjanon çdo politikan nga skena politike e vendit(...)." Me këtë del se situata e krijuar në Shqipëri është pakëz tjetër në krahasim me atë në Kosovë. Në Shqipëri është një vendim për Sali Berishën dhe familjen e tij nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve. Me atë shpallen ata persona non-grata për në Amerikë për shkak të veprimtarive të rënda korruptive në Shqipëri. Këtej është edhe reagimi i Bashes. I drejtë apo jo i takon PDSH të vendosi atje. Natyrisht se si Saliu, ashtu edhe Basha janë në  pozita të rënda nga e kaluara e tyre në pushtet.

Ju tako organeve kompetente në Shqipëri të vendosin. Në Kosovë është vërtetuar se pa dy ligje  bazike nuk luftohen dukuritë negative dhe as krimi e korrupsionit. Aty mendohet: 1. Ligji mbi VETTING dhe 2. Ligji mbi konfiskimin e pasurisë së pa ligjshme. Me këto dy ligje, në kombinim me ligjet tjera në fuqi, ka mundësi që dukshme të luftohen dukuritë e ndryshme negative dhe tëra llojet e krimit nga pushteti dhe jashtë. Duke i futur këto ligje në zbatim arrihet të dekriminalizimi i politikës dhe i pushtetit politike e ekonomik në vend. Kështu fiton shteti ligjor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".