Obstruksionet politike që po rrezikojnë ta ngulfatin shtetin!

Obstruksionet politike që po rrezikojnë ta ngulfatin shtetin!
Obstruksionet politike që po rrezikojnë ta ngulfatin shtetin!

Skender Mulliqi

  • 15 September 2021 - 06:47

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Nëse dëshirojmë shtet normale , duhet kërkuar drejtime të reja politike , sepse shteti po bankroton bashkë më shoqërinë , po humbet edhe kultura. Koha është që mos të rrimë duarkryq së punët nuk po na shkojnë mirë. Restrikcionet shoqërore dhe politike kanë marrë krahë, dhe kjo na jep sinjale së duhet bërë ndryshime së pari në mendësinë tonë, e pastaj të gjejmë edhe mekanizma përkatës. Po ngulfatemi si shtet dhe si komb, për mos gjeturinë tonë , për mos unitetin tonë, dhe mos aftësitë tona që të përballemi më problemet që i sjellë jeta.

Duhet të luftojmë që të jetojmë në paqe sociale , të jetojmë të qetë, e ta forcojmë shtetin karshi armikut tonë shekullor serb, që nuk I ka ndalur apetitet gllabëruese karshi tokave shqiptare. Nuk na duhet restrikcionet politike të cilat I stopuan proceset demokratike dhe proceset zhvillimore apo i kanë kthyer edhe mbrapa. Në, në këtë tokën tonë ku po jetojmë , nuk po e kultivojmë dhe as nuk po e ruajmë sa duhet as identitetin tonë nacional. Po na dalin do njerëz të dyshimtë të politikës në trojet etnike , të cilët seriozisht po na rrezikojnë qenien tonë kombëtare. Të tillët duhet të mënjanohen nga politikë bërja .

Ata që po na prodhojnë kaos dhe po shfaqin dilema edhe kur bëhet fjalë për interesat nacionale , nuk meritojnë votën dhe as respektin e popullit. Shumë probleme kanë mbetur pa ndonjë zgjidhje , së nuk po kemi programe qeveritare adekuate .Kështu ishte deri më tash, e nuk do të ishte dashur të vazhdohet më logjika të vjetra pushtetare , së dihet ku na sollën ato.

Të pa aftit dhe njerëzit më fiksione politike , nuk mund të janë në shërbim të qytetarëve. Ata që punuan jashtë normave civilizuese nuk i duhen Kosovës. Nuk hartojë kush programe afatgjata zhvillimore , dhe kjo rezultojë në dëm të madh për vendin. Njerëzit pikërisht nga këto të defekte, nga hajnit dhe keqpërdorimet e mëdha , po largohen masovisht nga Kosova. Jemi bërë shoqëri e cila është detyruar të presë së mos vetvetiu rregullohen gjerat. Jemi bërë shoqëri e cila ngadalë po vdes, e që nuk po ka kush që hapur e qartë, të bënë shumë më zëshëm këtë gjë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".