Pastrimi i parasë së pistë një vepër e rëndë e krimit, që po e njollosë edhe shtetin e Kosovës

Pastrimi i parasë së pistë një vepër e rëndë e krimit, që po e njollosë edhe shtetin e Kosovës
Pastrimi i parasë së pistë një vepër e rëndë e krimit, që po e njollosë edhe shtetin e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 16 September 2021 - 06:57

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi 

Vendet në zhvillim dhe vendet që dalin nga lufta janë subjektet më të përshtatshme për krim dhe për korrupsion. Kur thuhet krim zakonisht është menduar fusha në vjedhjet e parasë së shtetit dhe në tenderë. Harrohet ana tjetër e medaljes, veprat penale të pastrimit të parasë së pistë. Pothuajse nuk ka shtat që ka kaluar gjendjen e pas gjendjes së rëndë që nuk e ka pasur këtë vështirësi dhe krim. Kudo nëpër shtete të tilla ka pasur vepra të rënda penale. Kështu është edhe në Kosovë, në Shqipëri, në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni etj. Nëpër këto shtete po lulëzon apo ka lulëzuar krimi i pastrimit të parasë së pistë.

Edhe ne në Kosovë kemi kudo dhe në çdo fushë vepra të tilla të rënda penale të pastrimit të parave të pista. Megjithatë, janë disa fusha ku kryesisht ka pastrim me të theksuar të parasë së pistë. Është këtu tregtia, hoteleria, ndërtimi i banesave dhe pasuria e paluajtshme. Nëpër këto fusha ka lulëzuar kjo vepër penale. Ajo shihet në ndërtime të ndryshme në tregti, sikundër janë qendrat tregtare, hotelet e ndryshme, tokat e blera dhe shtëpitë shumëkatëshe të ndërtuara. Këtu ka krim. E si luftohet ky krim është shumë vështirë të gjenden mekanizmat adekuat. Shumë shtete, si Gjermania, Franca, Italia  Turqia etj. janë përpjekur dhe punojnë për  gjetjen e mekanizmave të luftimit të këtij krimi, por nuk kanë arritur që të luftojmë me konsekuencë. Edhe sot ka vepra të tilla të mëdha.

Në Gjermani mendohet se deri në 50 miliardë euro humbin kështu. Në Francë rreth 30 miliardë, në SHBA rreth 100 miliardë. Këtu as që bëhet fjalë për Rusinë që prin me krime të ndryshme dhe që kalojnë shifrat e 150 miliardëve. Faktet flasin se as në Kosovë dhe kudo në Ballkan  Perëndimor nuk do të mundë të ndalen kjo vepër penale. Organet që e luftojnë këtë krim janë të dobëta. Mekanizmat e pastrimit të parasë së pistë janë shumë moderne dhe të profesionalizuara. Për këtë edhe nuk ka mundësi të kemi suksese. Kjo vepër do të lulëzon edhe më tej. Do të kemi pastrime të parasë së tillë edhe në të ardhmen. Vështirë është të ndalet kjo vepër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".