Presidentja Osmani duhet të kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore në fushatë 5 ditore

Presidentja Osmani duhet të kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore në fushatë 5 ditore
Presidentja Osmani duhet të kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore në fushatë 5 ditore

Dardan Grapci

  • 16 September 2021 - 06:50

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Do të ishte mirë që edhe Kryetari i KQZ-s, Kreshnik Radonjiqi ta pranon këtë realitet, si dhe tu bëjë thirrje partive politike që të akordohen të gjithë rreth propozimit, për ta bërë marrëveshje të zbatueshme  dhe ta respektojnë, e jo të del me një deklaratë që nuk mundë të shkurtohet fushata zgjedhore, e cila mund të qoj deri te rritja e numrit me të infektuar dhe vdekje të qytetareve  në numër të madh nga virusi Covid 19.

Partitë politike pozitë dhe opozitë e kanë filluar fushatën zgjedhore thuajse që para 1 muaj, prandaj shtrohet pyetja nëse Presidentja Osmani ka dhënë mundësinë, ka pranuar idenë dhe propozimin  që fushata zgjedhore të zgjatë vetëm 5 ditë, pse atëherë edhe  Kryetari i KQZ-s Kreshnik Radoniqi po e shkelë fjalën dhe vullnetin e Presidentes?

Mendoj që do të ishte mirë që fushatat zgjedhore në këtë vit të bëhen online, e jo të bëjnë thirrje tek qytetaret që të tubohen mbi numrin e kërkuar nga IKSHPK-ja. Kështu që nëse sot po shkelen këto rregulla, atëherë si do ja bëjnë në ditën e zgjedhjeve nëpër vend-votime ku numri i qytetarëve do të  jetë edhe me  i madh, tepër i madh. Derisa akoma nuk është vonë dhe kemi kohë për rishikim, i bëj apel Presidentes Osmani që edhe njëherë të ulet në kabinetin e saj e të bisedon  me të gjithë anëtarët e KQZ-së dhe kryetarin , e jo ta lërë çështjen në  autoritetin e një person  të vetëm i cili  po thirret  se është Kryetar dhe thyen edhe vetë  këto rregulla që janë tash të vendosura si rregulla kufizimi. 

E dimë gati të gjithë ligjin, e dimë që fushata duhet të jetë 30 dite, por sot gjendemi në një situatë ku nuk duhet të bëjmë kompromis, ku nuk duhet ti tolerojmë disa individ dhe parti politike të veprojnë sipas dëshirave të tyre, prandaj sipas mendimit tim them që këta persona duhet menjëherë të dënohen dhe hetohen për thirrje dhe tubime masive të aktiviteteve në  fushata elektorale. Virusi nuk njeh racë, gjini, moshe apo ngjyrë, nuk njeh president, kryeministër apo deputet, si dhe nuk ka mëshirë, prandaj duhet kësaj radhe ta anashkalojmë këtë ligj me marrëveshje dhe vendim të KQZ-së këtë afat  30 ditor e jo ti qesim zjarrit benzin, ta shtojmë numrin e  të infektuarave dhe të atyre që po vdesin nga Covid-19. Mendoj dhe apeloj që  aktivitetet për fushata të ndërpriten , dhe me 17 tetor të dilet në zgjedhje por me orar më të zgjatur,  pasi që kemi situatë të ngarkuar me kufizim të lirisë së lëvizjes, dhe e jo të mbetet ai orari klasik ditor për votim  që ka qenë  përpara, nga ora 07 deri në 19.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".