Kuvendi të krijon grupe punuese për të hetuar shpenzimin e Fondit "3%" dhe "Vendlindja Thërret"

Kuvendi të krijon grupe punuese për të hetuar shpenzimin e Fondit
Kuvendi të krijon grupe punuese për të hetuar shpenzimin e Fondit

Muhamet Kelmendi

  • 20 September 2021 - 06:52

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

E vetmja rrugë është shqyrtimi gradual. Dëshmitar dhe prova ka mjaftë. Ato janë paraqitur shpesh herë edhe nëpër ekrane televizive. Duhet vetëm të kërkohen dhe të vërtetohen.

Çështja e përgjegjësisë dhe e dhënies se raportit përfundimtar për Fondin e "3%" dhe Fondin "Vendlindja thërret" është një kërkesë e kamotshme e paraqitur për shqyrtim. Në fakt, nga gjendja e kërkuar dhe të përfolurit e shumtë, është e udhës që të ndërmerren dhe të kryhen dy ekspertiza.

1. Nga Kuvendi i Kosovës të krijohen grupe punuese hulumtuese, grupe punuese për të mbledhur të dhëna për dy fondet dhe me pastaj të dërgohen në Kuvend dhe të shqyrtohen ato. Dhe në

2. Ndaj dy fondeve të hapen procedurat hetuese nga ana e organeve kompetente në Republikën e Kosovës. Këtu nuk dua të futem në dosjen e dëshmive nëpër gjykata, sepse nuk i njoh ato dhe është shumë vështirë të nxirren kolaudime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".