Kryetari i ardhshëm i Prishtinës duhet ti drejtohet Prokurorisë Speciale me kërkesë për ta hetuar Shpend Ahmetin

Kryetari i ardhshëm i Prishtinës duhet ti drejtohet Prokurorisë Speciale me kërkesë për ta hetuar Shpend Ahmetin
Kryetari i ardhshëm i Prishtinës duhet ti drejtohet Prokurorisë Speciale me kërkesë për ta hetuar Shpend Ahmetin

Dardan Grapci

  • 22 September 2021 - 06:50

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Kushdo që do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës, duhet ta merr me shumë përgjegjësi detyrën që do të ja beson shumica qytetare, duhet të kërkoj nga prokuroria e Prishtinës që ta hetojë Shpend Ahmetin për abuzim të buxhetit komunal dhe dhënie të tenderëve tek njerëzit me të cilët ka pasur lidhje të ngushtë të interesit.

Kryetari i ardhshëm i Prishtinës, cili do që do jetë pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, duhet menjëherë ti rishikoje të gjitha projektet që i ka përfunduar gjatë mandateve të tij Shpend Ahmeti, sidomos ato të këtyre dy viteve të fundit. Skandali po merr përmasa duke na bërë të dyshojmë për shpërdorim alarmant kur shohim se projekte kapitale po planifikohet dhe kontraktohen edhe tani kur kryetari Ahmeti i ka ditët e numëruar, dhe ligjërisht ai e ka të shpenzuar mandatin e tij për kryetar, që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të reja lokale.

Edhe këto projektet e fundit planifikuara nga Shpend Ahmeti, , kryetari i ardhshëm duhet ti anuloje, duke e ditur se ndërtimi i fushave sportive në Prishtinë nuk mundë të kushtojnë 300 mijë euro, por shumë më shumë, nëse flasim për fusha sportive të standardeve të mira dhe jo për improvizime sa për ta zhvatur edhe pak buxhet në fund të mandatit. Planifikimi i ndërtimit të fushave të reja sportit në Prishtinë, pra duhet të rikthehet në pikën zero nga kryetari i ri që do të zgjidhet pas 17 Tetorit sepse për të ndërtuar një fushë sporti në Prishtine projekti duhet të jetë i mirë planifikuar, duhet të jetë projekt multi funksional sipas standardeve evropiane e jo shkel e shko si ato fushat e thjeshta sportive në kohën e komunizmit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".