Kuvendi duhet të funksionojë, të mos ndikohet me bllokadë nga fushata elektorale

Kuvendi duhet të funksionojë, të mos ndikohet me bllokadë nga fushata elektorale
Kuvendi duhet të funksionojë, të mos ndikohet me bllokadë nga fushata elektorale

Muhamet Kelmendi

  • 26 September 2021 - 08:25

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi


Nuk mund të kuptohet se pse votuesi  po i voton deputetët e njohur për pune jo serioze në Kuvend dhe për shkelje i votojnë përsëri. Natyrisht se çështja është partia që i lejon të njëjtit të konkurrojnë. Këtu lypset ndoshta intervenim normativ për partitë dhe në Rregulloren e Kuvendit të sanksionohen më ashpër shkelje e normave të punës së Kuvendit. Edhe në luftë me qenë vendi, Kuvendi aq sa mundet, duhet të funksionoje. Është obligim ligjor.


Me normat juridike ne fuqi ka mundësi që deputetët për disa çështje deri në 6 muaj për mospjesëmarrje dhe mos të largohen nga pozita e vetë. Mirëpo, nëse vazhdon me mos kuorum të organeve të Kuvendit, me norma ka mungesë juridike dhe vijnë në punë interpretimet e ndryshme të normave ne fuqi. Mos mbajtja e seancave ka sanksione financiare të përcaktuara me Rregulloren e punës së Kuvendit. Kjo është një mënyrë e imponimit të deputetëve dhe të anëtarëve të Kryesisë të marrin pjesë në mbledhje. Forma tjetër është nxjerrja e vendimeve sanksionuese ndaj çdo deputeti nga ana e Kryesisë. Ka mundësi edhe kryetari të jep mase ndëshkuese të përkohshme, por jo të përhershme, nëse aty për aty dëmtohet nga ndonjë deputet puma dhe funksionimi. Përndryshe kemi juridikisht afati prej 6 muajve për mos pjesëmarrje. Kjo është ana normative. Por turpi është në aspektin e marrjes së votave nga deputetët, që ka karakter të besimit ndaj votueseve dhe të karakterit moral të deputeti.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".