Kush dhe pse po thotë nuk bënë reciprociteti i targave dhe nuk është në kohën e duhur...?!

Kush dhe pse po thotë  nuk bënë reciprociteti i targave dhe nuk është në kohën e duhur...?!
Kush dhe pse po thotë  nuk bënë reciprociteti i targave dhe nuk është në kohën e duhur...?!

Shefik Shkodra

  • 26 September 2021 - 08:30

Shkruan:ANALISTI-Shefik Shkodra

Dihet fare mirë...është opozita e sotme e partive në Kosovë, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama, kryeministër i  Shqipërisë dhe ata që ishin në bashkëveprim për ndarjen e Kosovës. Politika njëzetvjeçare pas lufte dhe ajo trembëdhjetëvjeçare pas shpalljes së pavarësisë Republikës së Kosovës, asgjë nuk qiti në dritë, të njëjtit: LDK, PDK, AAK dhe ato AAK, NISMA.

E shpallën republikën dhe vetë e degraduan atë, gati e shuan. Duke pranuar fusnota e duke nënshkruar marrëveshje, por pa zbatimin e tyre. Ose marrëveshje shumë të dëmshme për shtetin e deri te ndarje e Kosovës. Duke themeluar komuna një etnike, e duke  privilegjuar pakicën serbe me termin shpikës  -  Diskriminim pozitiv! Hëh! Çka s'dëgjon njeri! Po në cilin vend tjetër ekziston diskriminim për një pakicë, që të mos paguajnë rrymë dhe asgjë shtetit, të marrin pagesa, të futen në institucione shtetërore dhe sa herë nuk luhet politika e Beogradit të pengojnë, pra të pengojnë dhe të qeveriset sipas tyre, duke marrë instruksione nga një shtet tjetër- Serbia në këtë rast, nga ai shtet që ka bërë krime të organizuara ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Mirëpo tregtia dhe allisheverishi në Veri të Mitrovicës, herë fshehtas e herë ashiqare, nuk është ndalur asnjëherë. Krejt kjo me dije  politikanëve ish pozitës në mënyrë mafioze. Sot, kur Qeveria Kurti po merr hapa të duhur për reciprocitetin (e drejtë e pa alternativë për një vend të pavarur), rregullimin shtetëror, mbrojtjen e kufirit dhe integritetin territorial, dikujt nuk po i konvenon. Po. Këta që dje ishin në pushtet, sot janë opozitë e pavlefshme. Sepse  Qeveria e sotme duhet t'ua shlyej dallaveret dhe shkatërrimin e shtetit, të cilët kanë vepruar tërësisht në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Bëjnë grupacione të interesit parcial, atij interesit për pushtet dhe privatizim, privatizim të tërë Kosovës. Po Kosovën e privatizuan partitë në pushtet këtyre viteve veç për interesa të grupeve - të bajraktarëve dhe bajraqeve të tyre. Tani janë të heshtur, madje ia mbajnë anën Serbisë (liderët e tyre ia dorëzuan Kosovën Serbisë), është turp për shqiptarët çka shkruan dikush , ani ndonjë ish këshilltar i  presidenti?! Ndonjëri thërret se kjo punë (reciprociteti për targat) është për vota, tjetri, thotë, s'mund t'i dalësh në fund, thua se kjo punë është për individ, një tjetër (nëpërmes atyre zërave mercenar të portaleve dhe TV) mbjell defetizëm...na sulmojnë në veri. Serbia është duke u bërë gati për luftë, etj. Fëlliqësira të pa kufi. Këto propaganda jua  sjellin qytetarëve.  Ishte marrëveshje para disa viteve kjo çështje? Pse tash nuk pranohet veprimi konkret? Pse nuk ka unitet? Sepse grupeve të interesit, atyre të korruptuarve e të kriminalizuarëve u vjen fundi. U sosen gënjeshtrat publikisht. Tash as nuk po dinë çka thonë. Më shumë në favor të Serbisë se sa për vendin e tyre - Kosovën.  Këtu duhet të kihet parasysh edhe votimi i zgjedhjeve lokale! Asnjë i korruptuar nuk duhet të vijë në shprehje që të votohet. S'ka rëndësi partia e as ide

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".