Vuçiq po tenton me çdo kusht që ta frikësoj Qeverinë dhe popullin e Kosovës

Vuçiq po tenton me çdo kusht që ta frikësoj Qeverinë dhe popullin e Kosovës

Gani Qarri

  • 28 September 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Vendimi i drejtë i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet të targave me Serbinë okupatore, po hyn në javën e dytë, kohë kur Kosova po dëshmon edhe një herë se është shtet i pavarur dhe vetëm në 7-6 ditshin e parë u dhanë mbi 9 targa provuese për automjetet që hynë në Kosovë me targa të Serbisë. Kjo po vërteton edhe faktin se pjesëtarët e pakicës serbe nuk janë më aq të predisponuar për atraksione kriminale të orkestruara nga bashkëpunëtori dhe ministri i informatave të kasapit Millosheviq, kriminelit Aleksandër Vuçiq prandaj kërkohet unitet i madh politik për ta tejkaluar këtë provokim të rrezikshëm serb në një moment kritik.

Me reciprocitetin ka filluar të mësohet edhe Serbia fashiste, ani pse po bën sikur imiton KFOR- in, duke luajtur edhe me ushtri e aeroplan ushtarak, përskaj kufijve ndërkombëtar të Kosovës me Serbinë.

Vet zvogëlimi drastik i numrit të protestuesve të minoritetit serb, pranë dy pikave kufitare në Veri të Kosovës me Serbinë dhe mbetja në rrugë vetëm e kamionëve dhe mjeteve të rënda transportuese forcon edhe më tepër bindjen, se nuk janë serbët lokal ata që ngritën barrikada në rrugë, por bllokadat janë ide perverse e kriminelit Aleksandër Vuçiq, të cilat ai, arrin ti realizojë vetëm me ndihmën e bandave kriminale serbe në shërbim të tij dhe personave të involvuar të sigurimit të fshehtë të Serbisë, në këtë pjesë të territorit të vendit tonë.

Kjo vije si pasojë e dobësisë dhe dështimit të kriminelit Vuçiq, që edhe nën udhëheqjen e Albin Kurtit, Kosovës së deklaruar nga Bashkësia Ndërkombëtare si “multi-etnike”, t`ia imponoi me forcë konsorciumin një etnik serb, fatkeqësisht të nënshkruar kundërligjshëm nga kuislingu Hashim Thaçi më 2013 dhe renegati jugokomunist Isa Mustafa më 2015, por që Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e ka hedhur poshtë si të paligjshëm e kundër kushtetues. Ndaj një ngrehinë e tillë dubioze, edhe krimineli Vuçiq duhet ta kuptojë përfundimisht se është e pa mundur të realizohet në vendin tonë, ngase rrezikon rendin e ligjin dhe rregullimin e brendshëm shtetëror të Republikës së Kosovës, gjë që nuk mund ta pranojë askush në vend.

Kështu që meqenëse presidenti kriminel i Serbisë dhe pasardhësi i kryekriminelit Millosheviq Aleksandër Vuçiç, nuk ka më forcë as mundësi, ta bosnjëzoi Kosovën me ngrehina të kundërligjshme gjenocidiale serbe, sipas shembullit të të ashtuquajturës "republikë serbe" në Bosnje e Hercegovinë, ai po tenton me çdo kusht që ta frikësoj Qeverinë dhe popullin e Kosovës me vendosjen e ushtrisë dhe fluturimin e ulët të aeroplanëve të lodhur rus, pranë kufijve shtetëror të vendit tonë në veri. Madje me rastin e inspektimit të ushtrisë serbe, nga ambasadori rus dhe ministrit serb të mbrojtjes me 26 shtator afër Jarinjes si kundërpërgjigje ndaj përqendrimit të forcave të Serbisë në kufijtë verior të Kosovës, u panë edhe fluturimet e helikopterëve të KFOR-it, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Vuçiqit se forcat ndërkombëtare, e mbajnë nën vëzhgim çdo zhvillim në territorin e vendit tonë.

Por në anën tjetër përderisa gati çdo ditë bëhen kërcënime dhe shfaqen tendenca për cenimin e hapësirës ajrore të Kosovës nga helikopterët serb, të përcjellë së afërmi nga flota ajrore e Serbisë fashiste, me helikopter transportues Mi Mil -8 dhe 17, helikopter gjuajtës Mi-35; helikopter transportues-gjuajtës H-145 M dhe, Gazella, prodhim franko-jugosllav i mbetur nga ish APJ etj, habit sjellja e paturpshme e partive opozitare, të cilat sikur ndjehen tërësisht komode me ato që po ndodhin në veriun e vendit tonë, akte për të cilat, më 17 tetor, këto parti gjithsesi duhet të marrin dënim edhe më të rëndë nga vota e lirë e qytetarëve të vetëdijesuar të Kosovës. Sjellja e paturp e partive opozitare bëhet edhe më e rëndë dhe tërësisht e pakuptueshme kur politikanët e inkriminuar opozitar, sikur mos të kishte asnjë problem në vend, bëjnë edhe fushatë të egër elektorale mu në ditët me gjendjen më të tensionuar.

Ata bëjnë fushat edhe kur Serbia fashiste përdor çdo e formë e lloj kërcënimi barbar dhe njësia speciale, krenaria e shtetit tonë të lirë, gjendet nën vrojtimin e vazhdueshëm të forcave të ushtrisë serbe, dhe mundë të ndodhet e rrezikuar ne çdo moment nga kriminelët serb, brenda dhe jashtë territorit të shtetit tonë. Parti të dështuara, të cilat nuk tregojnë asnjë lloj përkrahje a solidariteti me djemtë më të zgjedhur të vendit tonë, të cilët me trupat e tyre, pa ju tremb syri për asnjë moment, ballë për ballë me armikun, natë dhe ditë e mbrojnë sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Për aq më tepër, partitë e inkriminuara opozitare edhe para situatës së acaruar në të cilën ndodhet vendi, as që po e prishin fare terezinë dhe përveç fushatës zgjedhore, sillen në mënyrë aq shumë komode sikur kjo që po ndodhë në Kosovë, të zhvillohej në Rusi, përderisa para hundëve të tyre, në veri të vendit tonë, po kërcënohet vendi dhe cenohet hapur hapësira ajrore e Republikës së Kosovës. Siç kemi parë edhe nga pamjet audiovizive dhe mediat vendore, cenimi i hapësirës ajrore të Kosovës po bëhet nga helikopterët serb të përcjellë së afërmi nga flota ajrore serbe e pajisur me helikopter transportues Mi Mil -8 dhe 17, helikopter gjuajtës Mi-35; helikopter transportues-gjuajtës H-145 M dhe, Gazella, i mbetur nga ish APJ, prodhim franko-jugosllav, të cilat propagandohen me të madhe edhe nga ekipet e mediave të afërta me kriminelin Vuçiq dhe qeverinë serbe. Fluturimi mbi hapësirat ajrore në afërsi të kufijve verior të Kosovës është transmetuar edhe në pamjet televizive, ku shihen duke fluturuar helikopterët serb edhe në afërsi të pozicioneve të njësive heroike Speciale të Policisë së Kosovës, të cilat në çdo kohë dhe situatë kanë mbrojtur këto toka edhe me jetën e tyre, si polici Enver Zymberi.

Edhe mbi dhjet vite më parë, më 25 korrik të vitit 2011, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës në Jarinjë dhe Bërnjak. Ndaj përmes këtyre akteve luftënxitëse, krimineli Aleksandër Vuçiq, po provokon serish me aksione diversante ndaj institucioneve të shtetit tonë, i cili ka bërë edhe hapjen në vijë luftarake të Ushtrisë së Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, por përkundër të gjithave partitë politike opozitare, vazhdojnë verbërisht fushatën elektorale, sikur krejt kjo të ndodhte në Azerbeigjan dhe nuk ndërmarrin asnjë iniciativë për mbajtjen urgjente të një tryeze nacionale dhe diskutim të detajuar për krijimin e një plani strategjik të mbrojtjes dhe të sigurisë së vendit nga agresioni i mundshëm serb, së bashku me Këshillin e Sigurisë kombëtare dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë së KFOR-it në Kosovë, përderisa Serbia koordinohet ngushtë edhe me ambasadorin rus, për provokimet publike në kufi dhe kërcënime të hapura ndaj shtetit të pavarur të Kosovës.

Duke pasur të gjitha këto parasysh, Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare, veçanërisht në këto momente vendimtare të përballje me Serbinë fashiste dhe kriminelin Vuçiq, medoemos duhet të jenë sa më të unifikuara dhe çdo masë të nevojshme ta ndërmarrin në marrëveshje të ngushtë me mikun më të madh të vendit tonë, SHBA-të, në mënyrë që asnjë akt i mundshëm terrorist i kriminelëve serb dhe kërcënimi apo formë lufte speciale e Serbisë okupatore, të mos i gjunjëzoi më Kosovën dhe shqiptarët në tokat dhe hapësirat e veta shtetërore, për ta quar aksionin e nisur për reciprocitet me këtë shtet okupator, deri në fund dhe ruajtur të paprekur të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, nga pretendimet okupuese të hordhive terroriste të Serbisë, të grumbulluara në kufijtë verior të shtetit tonë të pavarur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".