Reforma e thellë në drejtësi pa improvizime!

Reforma e thellë në drejtësi pa improvizime!
Reforma e thellë në drejtësi pa improvizime!

Muhamet Kelmendi

  • 28 September 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Pa shërim të dy mekanizmave të drejtësisë, të prokurorisë dhe të gjyqësorit, ky sistem dhe kjo luftë kundër korrupsionit dhe krimit të ndryshëm në dy sektorët nuk ndalet kërkohen këto dy ligje.

Tashmë është e ditur, dhe këtë e kanë provuar vendet tjera, se me intervenime të pjesshme sistemi i drejtësisë nuk shërohet. Edhe me dhjetëra intervenime të pjesshme le të futen në punë, lufta kundër korrupsionit dhe veprave tjera nga detyra zyrtare, nuk do të ndalen. Në shumë vende të tranzicionit është përpjekur kështu të veprohet, mirëpo sukseset kanë qenë të ulëta.

Edhe më tej është vazhduar me veprat e tilla penale. Shembulli më i mirë është Kroacia. Në Kosovë kërkohet të nxirret Ligji mbi VETTING dhe Ligj mbi Konfiskimin e pasurisë jo ligjore. Me këto dy ligje dhe me Kodin penal që është në fuqi ka mundësi, po e përsëris, ka mundësi që sistemi të fillon përfundimisht të shërohet. Është shkuar shumë larg në Kosovë. Kemi në të dy sektorët milioner e miliarder të krijuar nga kjo Kosovë e varfër. Si u bënë të pasur? Këtë duhet hetuar! E kjo me masat intervenuese selektive kurrë nuk do të luftohet. Kosovës i duhen ligjet e theksuara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".