Fushata zgjedhore komunale po e bllokon punën e Kuvendit!

Fushata zgjedhore komunale po e bllokon punën e Kuvendit!

Hajrullah Tërnava

  • 29 September 2021 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Këto parti politike opozitare sot, asnjëherë nuk kanë punuar për të mirën e qytetarëve, përkundrazi me ato qeverisje të dëmshme për popullin, edhe rinia me të madhe e kanë braktisur Kosovën duke migrua në perëndim. Turpi nuk mbaron me kaq, papërgjegjësi para votuesit dhe tani po fillojnë të demonstrojnë  deputetët e Kuvendit, edhe në këtë  fillim të sesionit vjeshtor, duke rrezikuar seriozisht punën e legjislativit dhe procesin ligjvënës, të kapur nga ethet elektorale, pavarësisht faktit që zgjedhjet janë për nivelin lokal dhe jo atë qendror.

Fushata zgjedhore komunale, tani i ka aktualizua çështjet zgjedhore partiake, premtimet dhe zotimet, dhe në këtë situatë tani opozita është në situatë tepër  traumatike, sepse po e ndjen rrezikun e ndëshkimit të dytë pas zgjedhjeve parlamentare,  kur dihet se si kanë kaluar në zgjedhjet qendrore të shkurtit ku LVV i fitoj mbi 50% dhe tani kjo qeveri suksesshëm po e qeveris vendin. Kjo situate tani po ndikon në jo stabilitetin e partive në opozitë nga të cilat edhe populli e ka humbur shpresën nga ata, sepse shumë herë i ka sprovuar dhe u ka dhënë votën, por vetëm është mashtruar dhe është dëshpëruar, sepse ata posa ngjiteshin në pushtet  punonin vetëm për interesat e tyre, dhe në rend të parë e kishin për qëllim pasurimin e tyre.

Prandaj tani po bëhet i domosdoshëm sanksionimi me ligj i ndëshkimit të deputetëve për secilën mungesë  në punën e trupave të Kuvendit, duke filluar nga  seancat e rregullta, mbledhjet e komisioneve deri në kryesi të Kuvendit, secili sipas përgjegjësisë së përcaktuar me rregullore dhe kushtetutë. Edhe pse kryesia e Kuvendit kishte ftuar të mërkurën mbledhjen e Kryesisë, për të caktuar seancën e radhës me një numër të madh të çështjeve me peshë për diskutim dhe votim, fatkeqësisht mbledhja nuk është mbajtur për shkak të mungesës së  shumicës së anëtarëve të  kryesisë, deputet të shpërndarë gjithandej nëpër fushatë për mbështetje të kandidatëve të tyre për kryetar komunash. Kjo është një porosi jashtëzakonisht e keqe sepse edhe përkundër faktit që vendi është në proces zgjedhor, kuvendi duhet detyrimisht të jetë në nivel të detyrës dhe ta ushtron funksionin  kushtetues, aq me tepër kur nuk ka të bëjë asgjë të përbashkët me garën zgjedhore për pushtetin lokal, ku kandidatët për kryetar komunash duhet   të veprojnë së bashku me ata për asamblistë në kërkim të votës, por jo këtë ta marrin për barrë deputetët e Kuvendit dhe ta rrezikojnë agjendën e legjislativit, sikur që vepruan me papërgjegjshmëri edhe në sesionin pranveror.

Për seancën në pritje, janë  propozuar 10 pika në rend për diskutim, mirëpo tani më shihet qartë se sa ka mungesë të papërgjegjësisë dhe të koordinimit, por procesi zgjedhor nuk duhet ta paralizojë dhe ta ndalojë punën e Kuvendit por edhe as të Qeverisë sepse nuk ka asnjë lidhje praktike dhe logjike  ekzistimi i fushatës zgjedhore komunale që të mos zhvillohet puna e Kuvendit dhe të avancohet vendimmarrja e nivelit qendror, edhe ashtu eshte mbetur deficit nga sesioni pranveror me  disa ligje që akoma paraqesin numër një shifror.

Këto zgjedhje lokale duhen të zhvillohen në përputhshmëri me ligjet zgjedhore, dhe hap me kohen duke mos e harrua se jemi në këtë kohe tepër të rrezikshme, duke i mbajt këto zgjedhje, prandaj duhemi të jemi të disciplinuar qe ti mbajmë distancat dhe tjerat rregulla sikur që janë të parapara, sepse Covidi 19 është i pranishëm dhe mundë të përhapet edhe më shumë nëse nuk iu përmbahemi rregullave ligjore, dhe për të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje duhet të krijohet një kulturë zgjedhore e kohës, dhe ata që e duan  votën e popullit në të ardhmen të punojnë shumë për të mirën e popullit dhe me këtë mënyrë ta arsyetojnë zgjedhjen e tyre në ato vende për të cilat kanë konkurruar, dhe gjithnjë të punojnë pastër dhe konfrom ligjeve. Vetëm duke u sjellë kështu mbeten shumë reale shpresat e pritjes që edhe në zgjedhjet e radhës,  në të ardhmen nëse konkurrojnë, prapë do ti  fitojnë votat për ti shërbyer popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".