Pas ligjit Vetting do të dihet se kush ka qenë UJK dhe kush ka qenë DELE!

Pas ligjit Vetting do të dihet se kush ka qenë UJK dhe kush ka qenë DELE!
Pas ligjit Vetting do të dihet se kush ka qenë UJK dhe kush ka qenë DELE!

Dardan Grapci

  • 01 October 2021 - 19:47

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Më në fund, pas deklarimit të Ministrisë së drejtësisë për finalizimin dhe dërgimin për miratim në Qeveri të koncept dokumentit për ligjin Vetting, po shkurtohen dhe afrohen procedurat e miratimit të Ligji i Vetingut, ligj ky i cili do ta pastron sistemin e drejtësisë me të gjithë mekanizmat përcjellës, nga të gjithë abuzuesit e së kaluarës, e që nuk e meritojnë të jenë në këto institucione. Pas miratimit të Ligjit Vetting në Kuvendin e Kosovës dhe fillimit të zbatimit të tij në praktikë, atëherë do të shohim, po e them simbolikisht, se kush ka qenë UJK dhe kush ka qenë DELE.

Më në fund po vjen dita kur drejtësia do të sundoj mbi të gjithë , dhe të gjitha krimet dhe veprimet kriminale do të zbulohen, kurse kriminelët e deritashëm që sundimin e ligjit e kishin për mburojë do të zbulohen njëri pas tjetrit, do të arrestohen dhe dënohen. Urojmë që ky Ligji i Vettingut të votohet sa më shpejtë në Qeveri dhe pa vonesë të përcillet dhe votohet edhe nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, edhe pse jam pak skeptik në këtë pikë, duke e ditur që shumica e deputetëve janë në bashkëpunim me grupet e fshehta kriminale dhe mundë të ja përshtatin edhe ligjin interesit të mbrojtjes së ndonjë grupi të caktuar.

Unë pikërisht këtu e shoh edhe problemin votimit të këtij ligji në leximin e parë, që është çelësi i kalimit të mëtejshëm në procedurën e amendamenti mit final deri në lexim të dytë. Sido qoftë mbetet të shpresojmë që me rastin e shqyrtimit dhe të diskutimit rreth këtij ligji, në Kuvend të jenë prezent edhe ambasadorët e Quntit, ku do të kujdesen dhe angazhohen që çdo gjë të shkoje sipas ligjeve në fuqi. Pasi që të miratohet dhe votohet ky Ligj i Vettingut e kam një pyetje për ata gjyqtar e prokuror të lidhur me biznes mafien dhe me politikan: Çka do të bëjnë tani?, ku do të ikin...sepse fundi i perandorisë kriminale po ju vjen afër dhe do ti godet të parët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".