Lexoni edhe:
Viti 2021, rekord i ri i dështimit të Prokurorisë Speciale dhe gjyqësorit!
Shkruan: Dr. Hysni Aliu
Faza nëpër të cilën kaloj Kosova, pas vendosjes së reciprocitetit me Serbinë, për tabelat e automjeteve, ishte shumë shqetësuese, dhe në realitet gjendja mbetet ende shqetësuese, sepse Serbisë nuk i besohet për asgjë që thotë kur është në pyetje Kosova. Kërcënimet me luftë nga ana e Serbisë e deri në afrimin e automjeteve luftarake pran kufirit, duke përdorur edhe aeroplan e helikopterë lufte, thuajse në Kosovë ishte duke u bërë ndonjë masakër ndaj dikujt, ishte vetëm një shenjë e asaj se me çfarë fqinji kemi të bëjmë, ne si Kosovë, dhe me çfarë kandidati për anëtarësim në BE janë duke negociuar ata.
Tendenca e Serbisë për te involvuar në çështjen e Kosovës edhe Rusinë e Kinën, nëpërmjet ambasadorëve të tyre dhe atasheve ushtarak të vendeve përkatëse, e sidomos Rusisë, vërtetoj edhe njëherë, që Serbia është po ajo që ndezi luftën e parë botërore me atentatin në Sarajeve, dhe po ajo që në vitet e 90 ta sulmoj të gjithë fqinjët duke bërë masakrat më të tmerrshme pas luftës së dytë botërore. Serbia edhe njëherë vërtetoj që Evropa dhe bota demokratike nuk vlen për as sa një fije floku, e bashk me ta as paqja në Evrope, sepse tregoi që është e gatshme ta kallë tër Ballkanin për të mbrojtur kauzat gjenocidale të kohës së Millosheviqit.
Fati i mirë ishte që Rusia nuk guxoi të konfrontohet direkt me SHBA-të dhe NATON , andaj Vuçiq u shua. Ardhja e atasheve amerikan në kufi të Kosovës, pas kërcënimeve dhe vizitave paraprake ruso serbe në kufi të Kosovës ishte një mesazh i qartë edhe për Serbinë edhe për Rusinë, se vija e kuqe e SHBA-së është kufiri i Kosovës me Serbinë dhe se aty nuk guxon të preket.
Viti 2021, rekord i ri i dështimit të Prokurorisë Speciale dhe gjyqësorit!Lexoni edhe:
Unë besoj që perëndimi e sidomos BE ka mësuar diçka nga ky episod i dhimbshëm në kufirin e Kosovës, dhe pikërisht ajo që thoshte kryeministri Albin Kurti që nuk duhet të shmanget elefanti dhe dhomë, është gjëja thelbësore në të cilën duhet të përqendrohet perëndimi, nëse dëshiron një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pavarësisht se sa do të zgjatin bisedimet me Serbinë 2 vite apo 200 vite, një gjë është e sigurt, që nga ato bisedime do të del një zgjidhje e imponuar nga SHBA -të dhe BE, sepse Serbia kur nuk do të pranon asgjë demokratike që do ti shkonte për shtati Kosovës. Unë kam thënë më herët që Serbia do ta pranoj Kosovën si shtet , vetëm nëse mospranimi i Kosovës do të ishte më i dëmshëm sesa pranimi. Pra, është në dorën e perëndimit që Serbinë ta sjell para një situate ku pranimi i pavarësisë se Kosovës do të ishte më i dobishëm sesa mospranimi e ata e dinë si, e unë besoj që ajo është forcimi ekonomik, ushtarak e politik i tërë kombit shqiptarë, dhe zhdukja e strukturave paralele të Serbisë në Kosove, ashtu siç u veprua kësaj here me tabelat e automjeteve. Unë besoj që gjendja e luftës që pothuajse e shpalli Serbia në kufirin me Kosovë, nuk do të harrohet nga perëndimi, dhe kjo situatë e ka filluar një fazë të re në marrëdhëniet e perëndimit me Serbinë.
Nuk mundet më as SHBA të e as BE të sillen me Serbinë si një vend që dialogon dhe ofron paqe, ata nuk janë të çmendur e as naiv. Do të ishte e pa tolerueshme që sa herë që qeveria e Kosovës, vendosë rend dhe ligj në Kosove, Serbia ti bllokon rrugët e të kërcënon paraprakisht, e si rrjedhojë Kosova të detyrohet çdoherë të dërgoj njësitë speciale në veri, kjo për mua është një çmenduri, që nuk bën të tolerohet. Serbisë duhet ti bëhet me dije që çdo kërcënim verbal apo në praktikë, do të sanksionohet rëndë nga perëndimi, duke përfshirë këtu edhe vendosjen e sanksioneve ekonomike e ushtarake dhe duke ndërprerë proceset integruese në BE dhe fondet që vijnë nga atje.
SHBA- të po duan ti shtyjnë më tej planet e veta për Ballkanin, dhe ashtu siç administrata Bush e shtyri përpara shpalljen e pavarësisë së Kosovës, tani administrata Biden do ta shtyj përpara integrimin e Kosovës në NATO, kjo do të bëhet o me çef o me zor, siç thotë populli.
Na takon neve si komb shqiptarë, që të jemi tërësisht unik në politikat tona të jashtme dhe aspektin e orientimit gjeostrategjik, në trekëndëshin Tiranë, Tetovë Prishtinë. Zoti Edi Rama e ofroj dorën e miqësisë në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë vizitës së fundit në Kosovë, dhe këtë rast Qeveria e Kosovës dhe Kosova në tërësi duhet ta shfrytëzon. Ne nuk guxojmë të ndahemi në tresh, dikush me SHBA- të, dikush me Gjermaninë apo BE-në e dikush me krijesa rajonale, sepse ashtu veç do ta shkatërrojmë vetveten dhe kombin shqiptarë në tërësi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".