Pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për tabelat, vjen presioni për dialog të shpejtë

Pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për tabelat, vjen presioni për dialog të shpejtë
Pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për tabelat, vjen presioni për dialog të shpejtë

Gani Qarri

  • 04 October 2021 - 07:55

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri 

Ngjarjet që prodhuan krizën e fundit në Veri të Kosovës, të ngritur artificialisht nga Serbia, si dhe ndërhyrja e fuqishme e faktorit ndërkombëtar për tejkalimin e saj, dëshmuan se edhe në të ardhmen, me Serbinë okupatore nuk mundë të ketë dialog të suksesshëm, marrëveshje serioz e stabile dhe plotësisht të zbatueshme, pa presion të fuqishëm nga BE dhe SHBA-, presion që duhet të shoqërohet me paralajmërim direkt për masa konkrete ndëshkuese ndaj kriminelit Vuçiq dhe vet shtetit hegjemonist serb.

Situata në Veri të Kosovës e krijuar ditët e fundit, ky rast është edhe një storie praktike, nga e cila duhet të marr mësim i gjithë lidershipi politik i Kosovës, që të përgatitet seriozisht dhe me kohë, për sfidat e reja diplomatike që e presin vendin tonë në ditët dhe vitet në vijim, sidomos sa i takon "fëmijës" problematik, të lindur nga dashuria jo konvencionale e treshes Hashim Thaçi & Isa Mustasfa dhe Aleksandër Vuçiqi. Pra fjala është për të ashtuquajturin asociacion një etnik serb, i cili duke qenë se Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë si të paligjshëm, nëse nuk shfuqizohet si marrëveshje edhe nga legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës, do të jetë një barrë e rëndë për Kosovën, pasi që me insistimin e Serbisë, pritet të aktualizohet serish në bisedime, siç u cek edhe në fund të deklaratës së përfaqësuesve të BE-së.

Për aq më tepër, nga frika e acarimeve dhe ngritjes së serishme të tensioneve të reja ndërmjet dy palëve, është shumë e pritshme që pas fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshje, të shtohet presioni ndërkombëtar, që dialogu për marrëveshjen finale dhe ligjërisht të obligueshme të zhvillohet me një dinamikë më të shpejtë, pasi që këto ditë i është bërë me dije, veçanërisht Vuçiqit dhe vet shtetit serb se nuk ka perspektivë evropiane pa marrëveshje finale dhe të qëndrueshme me Republikën e Kosovës. Kjo dëshmohet edhe me faktin se vetëm një ditë pas marrëveshjes për targa, janë takuar dhe kanë biseduar për situatën në rajon, raportet Kosovë -Serbi dhe për dialog të intensifikuar në arritjen e marrëveshjes afatgjatë edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me ç ‘rast të dy zyrtarët e lartë kanë deklaruar se ashtu si NATO-ja edhe BE-ja kanë interes të përbashkët në zgjidhjet afatgjata politike në rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".