Ligji VETTING, mjet i vetëm për çlirimin e shtetit nga rrjetet kriminale!

Ligji VETTING, mjet i vetëm për çlirimin e shtetit nga rrjetet kriminale!
Ligji VETTING, mjet i vetëm për çlirimin e shtetit nga rrjetet kriminale!

Xhevat Meha

  • 04 October 2021 - 19:00

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha 

Dërgimin nga Ministria e Drejtësisë e koncept dokumentit për VETTING në qeveri për miratim eshte tregues se kjo qeveri do t'i hyj punës për kryerjen e VETTING-ut. VETTING-u paraqet fillimin e çmontimit të “drzhaves” së Kosovës të ndërtuar sipas recetës së strukturave të fshehta serbe për t'i liruar vend fillimit të ndërtimit të shtetit të Kosovës. VETTING-u është interesi më madhor i qytetarëve të Kosovës tani për tani.

Jam kureshtar të shoh qëndrimet politike rreth VETTING-ut nga LDK nen drejtimin e Lumirit dhe nga PDK nen drejtimin e Memlit. Do te jete test kyç për këto dy parti që të shihet se a do të ndihmojnë VETINGUN me kryerjen e pjesës së vetë duke ofruar alternativat e tyre mbështesë në arritjen e këtij interesi madhor të qytetarëve të Kosovës. Alternativat politike që pres të ofrojnë këto parti politike duhet të janë të vërteta dhe jo mashtruese si alternativa e VETTING-ut e LDK-së nën drejtimin e Isa Mustafes dhe alternativa e VETTING-ut e PDK-se nën drejtimin e Kadri Veselit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".