Sistemi i drejtësisë po i fshehë mega-aferat korruptive, i ndikuar nga rrjetet kriminale të SHIK-ut ilegal!

Sistemi i drejtësisë po i fshehë mega-aferat korruptive, i ndikuar nga rrjetet kriminale të SHIK-ut ilegal!

Gani Qarri

  • 07 October 2021 - 06:50

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Prokurorja e rastit, ka filluar të heshtë dhe të mos jep asnjë informacione as për mega skandalin tjetër të radhës, akoma më të freskët, si afera më e madhe skandaloze me subvencionet në Ministrinë e Bujqësisë skandal për të cilin kemi parë edhe disa skena teatrale të arrestimit të zyrtarëve të kësaj ministrie të udhëhequr nga LDK e Isa Mustafës Kështu që krejt kjo uverturë e pa ligjshme, shton edhe më tepër frikën e përsëritjes së skenarit të zvarritjes, zhdukjes apo edhe të zhvlerësimit të provave edhe për këto raste serioze të cilat kanë shpërthyer dhe bërë spektakël në institucione të kontrolluara nga politika dhe nëntoka kriminale e instaluar nga SHIK-u, ilegal.

Se kohët e fundit institucionet e (pa)drejtësisë në Kosovë, vërtetë janë futur në një stres tejet të madh nga pritja e marrjes edhe të një vlerësimi krejtësisht negativ për vitin që vjen, e dëshmojnë edhe raportet e përditshme statistikore të trajtimit të rasteve të reja në përpjekje për kamuflim dhe mbulimin e luftës së dështuar kundër peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar në vend.

Për turpin e të ashtuquajturës "drejtësi", raportet më të reja ditore të KPK-së dhe KGJK-së zbulojnë shifra të ngritje së aktakuzave, vetëm për vepra të zakonshme kundërvajtësi, por nuk njoftojnë fare linjën krejtësisht në harresë të mega aferave penale të krimit të organizuar, ku përfshihen njerëz të politikes, në zhvatje të buxhetit shtetëror, sikurse është rasti tanimë shumë i njohur për publikun, i 2 milion eurove të vjedhura nga arka e shtetit, qysh në fillim të vitit 2020.

Për aq më tepër, kjo vjedhje misterioze, jo vetëm që po bëhen përpjekje të harrohet , por nuk po informohet fare opinioni për ndjekjen e kësaj afere e cila nxiu edhe më tepër qeverisjen e koalicionit kundër kushtetues të butakut Hoti me Listën serbe dhe Goran Rakiqin zëvendëskryeministër të parë të Kosovës, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, nga Thaçi, Mustafa dhe Haradinaj.

Mirëpo siç dihet tanimë edhe nga opinioni i gjerë, të premten e dytë të tetorit të vitit 2020, megjithëse brenda disa orësh, janë zhdukur mbi 2 milionë e 77 mijë euro nga Thesari i Shtetit, nga atëherë e deri më sot, drejtësia po vazhdon ta mbaj të mbyllur hermetikisht raportimin për rezultatin hetimeve rreth kësaj vjedhje të shekullit. Ndërsa prej krejt asaj që mbahet mend nga njoftimet e para një viti mbi vjedhjen, në dyshimet e para është raportuar se tërheqja e 2 milion e 77 mijë eurove, është kryer përmes sistemit elektronik për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, por pas raportimit të largimit të mjeteve jashtë vendit, informacionet janë mbyllur dhe nuk janë dhënë më detaje tjera për publikun.

Prokurorja e rastit, ka filluar të heshtë dhe të mos jep asnjë informacione as për mega skandalin tjetër të radhës, akoma më të freskët, si afera më e madhe skandaloze me subvencionet në Ministrinë e Bujqësisë skandal për të cilin kemi parë edhe disa skena teatrale të arrestimit të zyrtarëve të kësaj ministrie të udhëhequr nga LDK e Isa Mustafës Kështu që krejt kjo uverturë e pa ligjshme, shton edhe më tepër frikën e përsëritjes së skenarit të zvarritjes, zhdukjes apo edhe të zhvlerësimit të provave edhe për këto raste serioze të cilat kanë shpërthyer dhe bërë spektakël në institucione të kontrolluara nga politika dhe nëntoka kriminale e instaluar nga SHIK-u ilegal e parainstitucional.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".