Kosova dhe Shqipëria në shënjestër, shtete lidere të krimit të organizuar!

Kosova dhe Shqipëria në shënjestër, shtete lidere të krimit të organizuar!
Kosova dhe Shqipëria në shënjestër, shtete lidere të krimit të organizuar!

Skender Kapiti

  • 08 October 2021 - 07:29

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Është njollë tepër e keqe, e rrezikshme në vlerësimin ndërkombëtar, kur një shtet shenjës trohet si vend i kultivimit dhe trafikimit të drogës, dhe ku droga është shndërruar në edukatë, kulturë e biznes masiv. Atëherë aty detyrimisht prej tyre asgjësohen bizneset e tjera jetike ekonomike ,industriale e bujqësore etj. Aty ku sundon biznesi i drogës vendi mbetet i prapambetur ,në mos zhvillim, vendi zhytet në papunësi e varfëri dhe prandaj si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë vendet e para në rajon prej të cilave njerëzit marrin arratinë dhe eksodin.

Ato se çfarë deklaroi pak ditë më parë Ministri i brendshëm i austriak Karl Nehammer gjatë vizitës së tij në Shqipëri janë më se të vërteta, por jo se nuk diheshin dhe se nuk janë thënë e deklaruar edhe më parë. Madje edhe më keq akoma ku medie ndërkombëtare dhe politikanë të huaj Shqipërinë e kanë quajtur Kanabistan. Është shumë e dëmshme fakti kur politikanë , shtetarë dhe media prestigjoze botërore pasqyrojnë një imazh kaq të zi për Shqipërinë për trafikim qeniesh njerëzore, për vend i cili radhitet i pari në rajon për numrin e kërkesave për azil në BE si dhe sidomos për kultivimin dhe trafikimin e drogave. Është mjaft shqetësues fakti se media austriake . shkruan se Durrësi është kthyer në një nga portet e kalimit të drogës nga Amerika Latine në Evropë përmes kompanive të bananeve. Biznesi i drogës është i kudo ndodhur në Shqipëri- nënvizon ajo.

Pra Shqipëria është kthyer në një vend ku gëlon biznesi i drogës dhe si qendër e mbërritjes dhe shpërndarjes së refugjatëve nëpër Evropë, gjë e cila vërteton se në Shqipëri sidomos, por edhe në Kosovë jo vetëm se nuk funksionon ligji e as drejtësia por kjo do të thotë se nuk funksionon shteti, apo më saktë shteti me strukturat e tij është në shërbim dhe në funksion indirekt pas drogës e trafikimit të qenieve njerëzore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".