Dekriminalizimi i partive politike mision i pamundur, të korruptuarit në kupolën drejtuese!

Dekriminalizimi i partive politike mision i pamundur, të korruptuarit në kupolën drejtuese!
Dekriminalizimi i partive politike mision i pamundur, të korruptuarit në kupolën drejtuese!

Blerim Burjani

  • 08 October 2021 - 19:24

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Në shtetin e ri të Kosovës, akoma duket se janë të pakëta gjasat që më shpejtë të ndodhë reformimi dhe dekriminalizimi i partive politike, pasi që janë krye të tyre dhe në strukturat drejtuese e më gjerë akoma ka shumë njerëz që kanë krijuar pasuri dhe iu duhet partive në njërën mënyrë apo tjetrën të jenë aty.

Njerëzit e pasur brenda partive politike e kanë edhe primatin kryesor të vendosjes dhe vendimmarrjes. Ata mund të ndikojnë në parti përmes financave, prandaj sot gjithnjë e më pak do të ketë donator . Këta të korruptuar shërbejnë për këtë punë. Nuk është rastësi pse janë nxitur vetë nga partitë politike që disa të zhyten edhe në korrupsion.

E keqja është se vetë liderët janë të zhytur në korrupsion. Nuk qon peshë asgjë nëse një i korruptuar largohet nga gara zgjedhore me vendim dhe kufizim të organeve t6ë drejtësisë. Me rëndësi është që partia të ketë financa. Në momentin e duhur kur ti shtohet pazari i liderit me këta njerëz dhe kushtëzimet për të financuar partitë atëherë është e qartë se këta njerëz kanë rendësi jetike dhe lidhjet që kanë me biznesin. Pra akoma është tepër larg dekriminalizimi i partive politike në këtë realitet të zymtë dhe të mjegullt të kaosit politik e ligjor të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".