Zbrazje alarmante, çdo vit po i humbim rreth 15.000 qytetar, të cilët i "dhurohen" tregut gjerman

Zbrazje alarmante, çdo vit po i humbim  rreth 15.000 qytetar, të cilët i
Zbrazje alarmante, çdo vit po i humbim  rreth 15.000 qytetar, të cilët i

Drizan Shala

  • 13 October 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Drizan Shala

Institucionet politike në Kosove duhet që përmes mekanizmit të tyre të ftojnë investitorët potencial në tregun e brendshëm dhe kështu të krijohet një klime e cila ndal trendin e aplikimit për viza dhe ikje nga Kosova. Ndërsa në anën tjetër të ndalen punësimet mbi baza politike grupeve të interesit nëpër institucioneve publike dhe të fuqizohet sektori privat.

Trendi në rritje për të lëshuar Kosovën nga të rinjtë e Kosovës është tregues që institucionet qofshin ato të nivelit lokal qofshin ato të nivelit qendror nuk kanë as mundësin por as edhe fuqinë që ta ndalin një proces të ikjes se tyre. Por është mirë të ndahet ky proces në grupe të secilët janë pjesë e largimit nga Kosova . Pra kemi grupin e moshave 18-24 të cilët tentojn që të gjejnë një shkollim edukim profesional në fushat të cilat kanë nevojë në Gjermani, ndërtimtari , kujdesi shëndetësorë , shofer.

Grupi i dytë i personave janë ata të cilët janë të kualifikuar por që sistemi i tregut nuk është treguar i favorshëm për ta dhe punojnë në profesione nën nivel të edukimit. Grupi i tret janë gjithë ata që janë të punësuar në Kosovë në profesione të tyre por që kërkojnë standard tjetër për vlerësim të edukimit. Këtu hyjnë Doktorat , Infermierët , Inxhinieret . Me këtë trend Kosovës çdo vit i humbin rreth 15.000 qytetar të cilët i "dhurohet" tregut gjerman në përgjithësi. Institucionet politike në Kosove duhet që përmes mekanizmit të tyre të ftojnë investitorët potencial në tregun e brendshëm dhe kështu të krijohet një klime e cila ndal trendin e aplikimit për viza dhe ikje nga Kosova. Ndërsa në anën tjetër të ndalen punësimet mbi baza politike grupeve të interesit nëpër institucioneve publike dhe të fuqizohet sektori privat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"