Të dështuarit në politikë me sondazhe të porositura koti

Të dështuarit në politikë me sondazhe të porositura koti
Të dështuarit në politikë me sondazhe të porositura koti

Dardan Grapci

  • 16 October 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Manipulimet me sondazhet për rezultatet e zgjedhjeve qofshin ato lokale apo nacionale kanë filluar tash e qysh 20 vite më parë nga mediumet televizive, pastaj duke vazhduar tek exit-pollet e ndryshme nga persona dhe OJQ të caktuara, të cilat në shumë raste kanë mashtruar dhe kanë dalë krejtësisht gabim, sepse janë bërë me qëllime të caktuara dhe pa asnjë ekspertizë profesionale. Kështu është duke ndodhur edhe tash me sondazhet ditore në pritje të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, të dielën që vjen, sondazhe këto që kanë për qëllim favorizimin artificial të partive politike që i humbën zgjedhjet parlamentare, dhe synojnë ta sigurojnë një mbijetese se me rezultat më pozitiv në zgjedhjet lokale.

Sipas mendimit tim, nga përvoja afatgjatë në analizën e këtyre situatave paraelektorale dhe elektorale, lirisht mundë të them se sondazhet për zgjedhjet që do të mbahen tani me 17 tetor janë lojëra të fëmijëve që po krijohen nga disa portalet dhe të porositura madje me çmime shumë të shtrenjta nga partitë politike, kurse portalet përfitojnë dyfish, edhe me klikime në facebook. Prandaj kjo është një përpjekje e kotë e partive të dështuara që të zhurmojnë e krijojnë mjegull për tu kacavjerrë dikund e të bashkë imponohen në pushtet. Vota e qytetarit e cila do të zbardhet pas mbylljes së kutive të votimit do të jetë sondazhi i vetëm real, ku me 17 tetor ata me votën e tyre do të tregojnë se kush ka fituar dhe kush jo. Kush e ka merituar, pse dhe kush është ndëshkuar për të kaluarën e inkriminuar.

Për mendimin tim, këto sondazhe po bëhen duke investuar disa parti politike të rrezikuara e të inkriminuara, nga fonde të parasë së pistë, sepse po bëhen ad hok nga mekanizma të pa licencuara. Prandaj është kjo lojë e kotë . Sipas mendimit tim personal këto sondazhe nuk mundë ta bindin popullin e as ta dezinformojnë popullin, sepse populli tashmë e din shumë mirë se kush janë kandidatët, cilat janë meritat, avantazhet dhe disavantazhet e secilit, dhe tashmë e dinë së kënd duhet dhe kënd nuk duhet ta votojnë, cila është ajo parti politike në shumicë që duhet ti besojnë dhe cilat janë ato që duhet përsëri ti ndëshkojnë. Me fjalë të tjera këto sondazhe nuk do pinë me ujë siç ka ndodhur edhe përpara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".