Kandidatë për kryetar komunash, servil të dëgjueshëm e të paditur të liderëve të partive politike!

Kandidatë për kryetar komunash, servil të dëgjueshëm e të paditur të liderëve të partive politike!
Kandidatë për kryetar komunash, servil të dëgjueshëm e të paditur të liderëve të partive politike!

Dardan Grapci

  • 17 October 2021 - 06:40

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Në këtë fushata zgjedhore ka shumë kandidat që i kanë hyrë kësaj gare për herë të parë, dhe këta kandidat do të duhej të japin alternativa të reja, të flasin për realitetin dhe rrugët e zgjidhjes së problemeve, e jo ti fshehin dëmet që i ka bërë partia e tyre gjatë kohës kur ka qenë në pushtet.

Kandidatët e rijnë për kryetar të komunave, sa i kam përcjellë debatet e tyre, nuk janë sa duhet të përgatitur, nuk janë të informuar mirë dhe nuk kanë plane strategjike për rregullimin e rrugëve urbane dhe rurale, nuk kanë plane se çka do të bëjnë saktësisht as me qenët endacak që po vërshojnë çdo fshat e lagje qyteti, nuk kanë plane se si do t’ia bëjnë për rregullimin e parkingjeve, duke e ditur që në çdo qytet të Kosovës, mungojnë parkingjet nëntokësore dhe mbi-tokësore, gjë që po ngarkohet qyteti me vetura duke u parkuar në vende jo-adekuate etj.



Kandidatet e rijnë si duket nuk e kane haberin se si te bëjnë fushate e lere me te marren me te kaluarat e kryetareve aktual, prandaj ne zgjedhjet e 17 tetorit qytetaret do vendosin se kush do ta fiton komunën, kush do jete kryetar dhe kush do t’ju del ne ndihme.

Partitë politike janë duke i dirigjuar kandidatet e tyre për kryetar por edhe për asamble komunale se çka të flasin dhe për kënd të flasin. Të gjithë jemi dëshmitar kur një kandidate për asamble komunale nga radhët e një subjekti politik, ka treguar që fare s’ka informacione për problemet që duhet të zgjidhen por vetëm ato se çka është folur brenda partisë. Në këtë fushata zgjedhore ka shumë kandidat që i kanë hyrë kësaj gare për herë të parë, dhe këta kandidat do të duhej të japin alternativa të reja, të flasin për realitetin dhe rrugët e zgjidhjes së problemeve, e jo ti fshehin dëmet që i ka bërë partia e tyre gjatë kohës kur ka qenë në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"