Dhunimi i të miturës në Kamenicë, reagon Krasniqi: Mjaft është mjaft, ndëshkim për kriminelët

Dhunimi i të miturës në Kamenicë, reagon Krasniqi: Mjaft është mjaft, ndëshkim për kriminelët

E.K

  • 20 October 2021 - 11:49

Deputetja e LVV-së, Vasfije Krasniqi-Goodman ka reaguar ndaj dhunimit të një vazje të mitur në komunën e Kamenicës.

Krasniqi-Goodman, ka thënë se ky është një lajm i tmerrshëm. Ajo u ka bërë thirrje policisë dhe organeve të drejtësisë që të veprojnë ndaj kriminelëve.

“Mjaft është mjaft. E trishtuar me lajmin e tmerrshëm të dhunimit të një vajze të mitur. Thirrje për Policinë dhe Organet e Drejtësisë, veproni pa mëshirshëm ndaj kriminelëve, njerëz sikur Ky nuk kanë vend në shoqërinë tonë, nuk duhet dhe nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin raste të tilla. Ndëshkim dhe drejtësi!”, ka shkruar Krasniqi-Goodman. 

(Kosova Sot Online)