Të mos amnistohen, të gjykohen publikisht vjedhësit e 2 milionave nga arka e shtetit

Të mos amnistohen, të gjykohen publikisht vjedhësit e 2 milionave nga arka e shtetit

Hajrullah Tërnava

  • 21 October 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Nëse Prokuroria Speciale i heton dhe zbulon në mënyrë profesionale këto vepra penale e kriminale të vjedhjes së arkës së shtetit, dhe kryesit e këtyre veprave kriminale dalin para gjyqit, atëherë institucioneve të drejtësisë do të filloj të ju kthehet reputacioni pozitive, dhe qytetarët me të drejtë do ta kuptojnë se shteti i Kosovës tani e tutje do ta ketë perspektiven që ti çilen rrugët drejtë shteteve të BE-së

Tani kjo qeveri, që e ka pushtetin, është e obliguar që ti luftoj të gjitha të këqijat që kanë ndodhur për një kohë të gjatë, prej çlirimit e këndej, duke i dhënë mbështetje politike të fuqishme sistemit të drejtësisë, e sidomos që këtë kompetencë e ka Prokuroria Speciale e Kosovës, kompetenca që rrjedhin nga ligjet në fuçi të Kosovës. Lufta kundër së keqes, krimit e korrupsionit, duhet të jetë top prioritet . Kontribut në këtë drejtim gjithsesi do të mundë të jep edhe monitorimi nga opinioni publik dhe përcjellja hap pas hapi e secilit rast opinioni e ka rolin e vetë pozitiv që krimet të ndiqen e të mos harrohen, sikur që ishte presioni i muajve të fundit ndaj Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e cila më në fund ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër 2 të pandehurve me rastin e plaçkitjes së arkës së shtetit vitin e kaluar, e ku pretendohet se buxhetit të Kosovës i kanë shkaktuar dëm mbi 2 milionë euro.

Sipas njoftimit zyrtar të PSRK-së, i pandehuri i parë L.G. (Labinot Gruda), akuzohet për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Hyrja në sistemet kompjuterike’’, ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’, si dhe ‘’Shpëlarje e parasë’’, në bashkëkryerje me të pandehurin K.SH.(Kadri Shala) Ndërkaq, ndaj të pandehurit me inicialet K.SH., është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, në bashkëveprim me të pandehurin L.G, dhe për veprën penale ‘’Ndihma’’, në ndërlidhje me veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’. Edhe pse të kapur në flagrancë në vendin e punës, rreth këtij rasti prokurorisë Speciale i është dashur më shumë se një vit që ta zvarritë administrimin e provave dhe ngritjen e aktakuzës por falë mbajtjes aktuale të çështjes nga mediat dhe opinioni publik, vendimi për aktakuzën është marr javën e kaluar.

Nëse prokuroria edhe tani do ti neglizhoj si deri me tani këto raste, ekziston rreziku që edhe kjo çështje të merr kohë të zvarritjes në procedurë gjyqësore, pasi që bëhet fjalë për një super skandal që ka ndodhur brenda institucionit më të rëndësishëm të shtetit, në menaxhim të arkës së shtetit, dhe lidhjet me mafio politiken mundë ta ushtrojnë ndikimin e vetë. Peshë pozitive në këtë rast ka vetëm mbajtja nën vëzhgim, monitorim të vazhdueshëm e aktiv nga mediat dhe njohësit e kësaj fushe, fillimin e procesit gjyqësor të këtyre “peshkatarëve“ të milionave të shtetit, vjedhja e të cilave u zbulua mbase rastësisht, kurse edhe shumë vjedhje të tjera mjeshtërore e spektakulare kanë mundur të përfundojnë të harruara por të pa zbuluara.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se si pasojë e veprimeve inkriminuese të të pandehurve L.G dhe K.SH, buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej dy milion e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë euro e nëntëdhjetë cent në këtë rast (2,077,995.90) euro. Lidhur me këtë, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e katër veturave të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, kurse edhe shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës.

Prokuroria duhej ti hulumtoj edhe shume veprat tjera të tilla që supozohet se janë krye më parë po në atë arkë të shtetit, sikur që e tha edhe ish Ministresha e financave Bajrami në mandatin e para kësaj qeverie, sikur që e ceku, se opinioni do të tronditet kur ta kuptoj vjedhjen edhe më të rëndë se kjo e mbi dy milion eurove, që opinioni ende nuk e din për këtë vjedhje dhe ndoshta edhe vjedhje të tjera, qe supozohet se edhe mund të kishin ndodhur nga të fortit e shtetit sikur tani kjo vjedhje që ndodhi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".