Reforma në sistemin e drejtësisë përmes ligjit Vetting edhe një kusht plus që do e përdor burokracia evropiane për shtetin e Kosovës!

Reforma në sistemin e drejtësisë përmes ligjit Vetting edhe një kusht plus që do e përdor burokracia evropiane për shtetin e Kosovës!
Reforma në sistemin e drejtësisë përmes ligjit Vetting edhe një kusht plus që do e përdor burokracia evropiane për shtetin e Kosovës!

Blerim Burjani

  • 21 October 2021 - 13:26

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Tani më veç po shihet dhe është i domosdoshëm pastrimin dhe reformimi, e që pa një Vetting dhe kjo do të merr kohë të tmerrshme përderisa të korruptuarit rrinë anash dhe mbeten akoma të pa prekur nga goditja e ligjit, kurse BE-ja do ta shfrytëzon këtë stërzgjatje në kohë për të kërkuar më shumë progres dhe rezultate nga sistemi i drejtësisë.

-Realiteti tash më dihet, BE-ja nuk do ta shtynë Kosovën përpara. Kjo po vërehet haptazi. Procesi i Vettingut do të merr kohë të gjatë deri tek rezultati i prekshëm, deri në 6 a 7 vjet. Kjo i bije që ata për edhe për këto vjet do ta Përcjellin zbatimin e Vettingut se si po ecë, dhe reformat tjera në rend dhe ligj.

Pra do të ketë zvarritje në këtë drejtim, dhe ka pak apo hiq shpresë për Kosovën dhe procesin integrues të saj. Dihet që ky sistem gjyqësor është dhe akoma po mbetet besnik ndaj politikës, dhe kryen favore për disa parti apo vetëm për një. Ky gjyqësor nuk po ofron akoma mundësi për ndarje profesionale të drejtësisë ashtu si duhet. Pra akoma ka dhe do të ketë barriera që ky sistem i ka dhe që ia ka vendosë vetes.

Ka pak shpresë për ndryshim të shpejtë pozitiv pa një reformë global që një sistem të funksionoj si duhet. Tani më veç po shihet dhe është i domosdoshëm pastrimin dhe reformimi, e që pa një Vetting dhe kjo do të merr kohë të tmerrshme përderisa të korruptuarit rrinë anash dhe mbeten akoma të pa prekur nga goditja e ligjit, kurse BE-ja do ta shfrytëzon këtë stërzgjatje në kohë për të kërkuar më shumë progres dhe rezultate nga sistemi i drejtësisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".