Shkatërruesit e shtetit dhe kapësit e hajdutët SHIK-ist të sistemit të drejtësisë në aksion kundër ligjit Vetting!

Shkatërruesit e shtetit dhe kapësit e hajdutët SHIK-ist të sistemit të drejtësisë në aksion kundër ligjit Vetting!

Gani Qarri

  • 24 October 2021 - 08:03

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Shkatërruesve perfid të rendit dhe të ligjit si dhe kapësit e inkriminuar të deritashëm të sistemit të drejtësisë, me paralajmërimin e Vettingut nga Qeveria Kurti përfundimisht ka filluar tu futet frika në palcë nga ethet e humbjes së ndikimit në këtë sistem, madje të gjitha atyre partive politike që deri dje ishin në pushtet, të cilat për më tepër se një dekadë, keqpërdorën e shkelen te gjitha ligjet dhe çdo gjë në këtë vend te neperkembur.


Menjëhere pas publikimit të Raportit të BE-së, të gjithe inkriminuarit kanë nxituar ta keq-interpretojnë me të madhe  temën e Ligjit Vetting, i cili është përmendur edhe në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën, ku është kërkuar që krahas këtij procesi, të shterohen të gjitha mekanizmat ekzistues, në mënyrë që të mos përjashtohen ato dhe Vettingu të mbetet mjeti i fundit, i cili medoemos duhet të vihet në veprim . 
Por përgjigjen adekuate, lidhur me këtë temë të përfshirë në Raportin e Progresit e ka dhënë vet Presidentja Vjosa Osmani, si dhe ministrja Albulena Haxhiu, pasi që ish pushtetarët e kriminalizuar tani në opozitë, nxituan qëllimisht që ta keqpërdornin Raportin e Progresit nga BE, për ta kundërshtuar Vettingun si proces dhe për të bërë fushatë kundër Qeverisë Kurti, kinse po ndërhyn në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe kinse po konfrontohet me faktorin ndërkombëtar. 
Dhe për habinë e opinionit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, reagime të tilla perverse kanë ardhur nga zyrtar të tri partive më të inkriminuara në vend, siq jane PDK, LDK dhe AAK,AKR,Nisma, ndaj përveç Presidentes Vjosa Osmani edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e kanë parë për obligim dhe detyrë për të sqaruar opinionin se i gjithë procesi Vetting-ut, do të përmbyllet si ligj, vetëm duke bashkëpunuar me ekspertët ndërkombëtar, për ta finalizuar sa më suksesshëm këtë process të domosdoshëm në funksion të luftimit të korrupsionit e krimit të organizuar dhe pastrimit të përgjithshëm të sistemit të drejtësisë nga ndikimi politik i partive të inkriminuara opozitare. 
Për aq më tepër, Ministrja Haxhiu ka këshilluar partitë e inkriminuara, që fillimisht të lexohet nga ato, Koncept-dokumenti për Vetting-un, pasi që nisur nga komentet e tyre të pakontrolluara, dyshohet të mos jetë lexuar fare nga opozitarët të cilët kanë filluar të japin konstatime të pa bazuara, megjithëse edhe në Raport theksohet qartë se rruga që do të ndiqet për zhvillimin e procesit të Vetingut, ka për synim verifikimin e thellë, e të tërësishëm të subjekteve të Vettingut, duke ndërtuar mekanizma të cilët bëjnë vlerësim të njëmendtë dhe të vazhdueshëm të tyre. Madje ajo ka rikujtuar partitë e inkriminuara se sikur gjatë qeverisjeve të kaluara mekanizmat llogaridhënës që përmenden, të ishin efikas derisa vendi qeverisej nga opozita, sot nuk do të kishim fare nevojë për Vetting, por pasi që gjendja është kështu siç e kanë sjellë dhe shkaktuar vet partitë e inkriminuara, ne duhet dhe do ta vazhdojmë punën që kemi nisur drejt materializimit dhe finalizimit të procesit të Vettingut, duke ndjekur udhëzimet e Koncept Dokumentit dhe rekomandimet e BE-së, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë dhe në vijimësi me faktorin ndërkombëtar dhe të gjithë ata që e dëshirojnë rivendosjen e rendit e të ligjit si dhe shtetin e së drejtës” në vendin tonë, ka theksuar Ministrja Haxhiu. 
Kështu që nxitimi i paturp i opozitarëve për ta kundërshtuar dhe kontestuar apriori qysh në këtë fazë të hershme procesin Vetting dhe përmbajtjen e koncept dokumentit të miratuar nga Qeveria, është jo vetëm një paralajmërim serioz se do të provojnë çdo gjë kundër tij, por se nëse rastësisht arrijnë, ata edhe do ta bllokojnë tërësisht këtë proces qysh në procedurn parlamentare, pasi që krahas bërjes së ligjit Vetting, ligjërisht kërkohet edhe amendamentimi i Kushtetutës së vendit, gjë që kërkon të sigurohen dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".