BE-ja po gabon me Kosovën, krimi i organizuar nuk është vetëm në shumicën shqiptare

BE-ja po gabon me Kosovën, krimi i organizuar nuk është vetëm në shumicën shqiptare
BE-ja po gabon me Kosovën, krimi i organizuar nuk është vetëm në shumicën shqiptare

Faik Krasniqi

  • 24 October 2021 - 08:06

Shkruan:ANALISTI-Faik Krasniqi


Bashkimit Evropian i intereson të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni vetëm tek shqiptarët, por jo në vendbanimet më shumicë serbe në Kosovë, e sidomos në Veriun e Kosovës ku krimi i organizuar është tejet i madh. Standarde të dyfishta nga Bashkimi Evropian.


Krimi i organizuar dhe korrupsioni duhet të luftohet në të gjithë Republikën e Kosovës, pavarësisht se për cilin regjion të Kosovës bëhet fjalë. Krimi nuk njeh kombësi, fe apo rracë. Mirëpo me Bashkimin Evropian duhet marr vesh njëherë e mirë për çështjen e liberalizimit të vizave, sepse ata edhe  me vendimet e veta po bien në kundërshtim. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian thotë që Kosova i ka plotësuar kushtet dhe këtë e votojnë disa herë. Kurse kjo nuk arrinë në Këshill të Ministrave për t'u votuar. Cfarë është kjo lojë me qytetarët e Kosovës? Pse ky racizëm me shqiptarët. Qeveria e Kosovës dhe Presidenca duhet ta marrin seriozisht këtë çështje, përndryshe liberalizimi i vizave që është puro politik, do të bëhet kusht për çështje të tjera gjatë negociatave me Serbinë. Të vendosim dhe ne kushte: S'ka bisedime me Serbinë pa liberalizim të vizave. Pikë!


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".