Heshtjen e Shpend Ahmetit me skandalin e pronës së Ndërmarrjes Publike Banesore, ta thyen prokuroria e shtetit duke vepruar Ex-oficio me ngritje të kallëzimit penal!

Heshtjen e Shpend Ahmetit me skandalin e pronës së Ndërmarrjes Publike Banesore, ta thyen prokuroria e shtetit duke vepruar Ex-oficio me ngritje të kallëzimit penal!

Hajrullah Tërnava

  • 25 October 2021 - 07:42

Shkruan:  ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Në këtë situatë të këtyre dyshimeve në fjalë të krimit në ndërtim do të ishte dështim dhe pergjegjesi i Prokurorisë së shtetit nëse për këtë rast nuk e inicon procedurën hetimore Ex-officio dhe kallëzimin penal, sipas detyrës zyrtare, nëse për këtë skandal me konzumim te veprave te renda penale vazhdon të heshtin të gjitha palët, edhe nëse nuk vepron as ministria e linjës qeveritare!.

Kur në një institucion që është qeverisur që 8 vite sikur nga kjo garniturë e komunës së Prishtinës, e që tani janë në proces zgjedhjet komunale, është krejt e kuptueshme se po këta njerëz qç ishin deri me tani në pushtet, e që supozohet se kanë kryer vepra penale të pasurimit të tyre sikur po dëshmohet edhe në vepër të ndërtimeve të tilla tani, prandaj për opinionin është e kuptueshme pse akoma po vazhdon të heshtet nga komuna e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti, edhe pas kapjes në flagrancë me skandalin e dhënies së lejes për ndërtim, në pronësi publike te Ndërmarrjes publike Banesore në kundërshtim me Ligjin, një konstatim dhe denoncim publik që e ka bërë vetë ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Liburn Aliu.

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë akuzohet nga Ministria e Mjedisit se përmes një akti noterial, ia ka dhënë falas pronën e paluajtshme publike në shfrytëzim të PËRHERSHËM kompanisë private MadeGroupConstruction me qëllim të ndërtimit të objektit banesor afarist në Lakërishte, projekt ky milionësh mbi të cilin tashmë rëndojnë akuza serioze publike për shkelje ligjore e parregullsi e për të cilin nuk po bën zë Komuna e Prishtinës. Sikur te ishin në rregull dhe të vepronin në suaza ligjore institucionet e luftimit të krimit sikur në këtë rast prokuroria, tani nuk do të kishim arsye që të zbërthejmë këtë temë, sepse prokuroria do e kryente punën e sajë në përputhshmëri me ligjet në fuçi. Sipas ministrisë, shfrytëzim të përhershëm nuk njeh Ligji nr. 06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme në komunë, por njeh vetëm shfrytëzim të përkohshëm maksimumi deri në 99 vjet. NPB-ja madje akuzohet se me këtë akt privatizoi pronën publike komunale. Këto akuza i mohon krye shefi i NPB-së, Hajdar Hoxha, por nuk flet asnjë fjalë të vetme Shpend Ahmeti.

{

}

Për këtë çështje ne ndërtimtari tani që po përflitet se është në kundërshtim me ligjet në fuçi, duhet të merren institucionet kompetente që e luftojnë krimin sikur që është prokuroria, dhe nëse vërtetohen këto akuza duhen të ngritën procedura penale ndaj vepër kryesve qofshin edhe ma të mëdhenjtë e komunës, dhe me këtë do të merreshin fund dyshimet e asaj se a është kryer kjo vepër penale apo jo, por edhe kjo shukatje e prokurorisë na jep me nënkuptua se reformat në këto institucione në të ardhmen janë të domosdoshme në të gjitha institucionet e luftimit të krimit sikur që janë gjegjësja, prokuroria, policia etj.

Tani udhëheqësja komunale e Prishtinës është në procesin e shkarkimit, dhe ata që do ta fitojnë udhëheqjen e Prishtinës, mbetet te shihet se si do te shtjellojnë këtë çështje dhe çështje tjera që mundë të kenë ndodhur e që opinioni nuk i njeh, për ato veprime të atyre që e kanë qeverisë komunën në këto vite të fundit, por mos të harrojmë se tani për këtë çështje të veprave kriminale në fjalë, duhet të merret prokuroria e Kosovës.

Duke e pasur situatën tani të qartë, dhe ikjen nga pushteti tetëvjeçare të atyre të deritanishmëve, e që ka dyshime se me këto veprime kriminale qëllimi i Shpendit ka qenë të pasurohet tejmase, atëherë është e kuptueshme pse po e heshtë qëllimisht Shpend Ahmeti këtë megaskandal, duke provuar që të ikë nga përgjegjësia në heshtje, kurse pataten e nxehtë të ja lë trashëgim legjislaturës së re të asamblesë komunale, por edhe kryetarit të ri në ardhje, cilido qoftë ai që do ta merr pozitën e të parit të Prishtinës.

Tani kur në këtë vendin tonë po ballafaqohemi me krime të larta ku të fortit po pasurohen dukshëm, është e mundur që shumica e prokurorëve dhe vetë Këshilli prokurorial i Kosovës – ose KPK-ja si një mini qeveri ekzekutive e Prokurorisë së shtetit po vazhdojnë të jenë të kapur e të nënshtruar nga frika që u vjen nga SHIK-u ilegal e para-institucional për më shumë se afro 20 vite pandalshëm.

Prandaj të gjithë qytetarët tani me padurim po e presin miratimin e ligjit të Vettingut, dhe është e vetmja shpresë për ta, që mbas miratimit të atij ligjit dhe jetësimit të tij, do të ndodhin reforma të shumta në po ato institucione që duhen ta luftojnë krimin në përgjithësi, e që po ata paguhen me rroga të larta nga taksapaguesit e Kosovës, kurse po ato institucione të luftimit të atyre krimeve deri më tani, iu kanë përshtatur atyre shefave të tyre që i kanë nominuar në ato poste të deritashme, dhe kështu deri me tani i ruajtën ato vende pune dhe po ashtu edhe u pasuruan mjaft mirë si shefat e tyre, sepse ata deri më tani merreshin me luftimin e disa veprave jo të rënda sa me u vrenjtë që ekzistojnë ato institucione për të cilat populli është i zhgënjyer në ta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".