Edhe PS në ortakëri të krimit të organizuar në aferën e skandalit me NPB në Prishtinë

Edhe PS në ortakëri të krimit të organizuar në aferën e skandalit me NPB në Prishtinë

Gani Qarri

  • 04 November 2021 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Prokuroria Speciale e Kosovës, mjerisht është bërë edhe vet pjesë e aferës së madhe të korrupsionit galopant dhe krimit të organizuar, gjë që u dëshmua edhe në përpjekjen e dështuar për të kontrabanduar lejen e ndërtimit për objektin afaristo banesor në lagjen lakërishte në  pronësi të ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë. Rast skandaloz ky i llojit të vet, rreth të cilit banorët e lagjes po vazhdojnë të zbulojnë fakte të reja  të rrjetit mafioz të përfshirë në këtë skandal, i cili u zbulua dhe ndalua vetëm falë reagimit të vendosur qytetar.

Por përkundër të gjithave,së fundi  janë konfirmuar edhe shkelje të reja, veçanërisht rreth projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së në Lakrishtë, mu aty ku ndodhi edhe shkatërrimi pa kontroll i azbestit me ekskavator. Për aq më tepër, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se as NUK ka dhënë pëlqimin, për shënimin e kufijve të një parcele të administruar prej saj dhe të parcelës së Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB) në Lakrishtë, në lokacionin ku ndodhi skandali i shkatërrimit pa kontroll të azbestit me ekskavator, me qëllim të realizimit të projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së, për të cilin janë shfaqur publikisht fakte të reja, dëshmi, akuza e pretendime të bazuara për shkelje ligjore dhe procedurale me pasoja që implikojnë edhe përgjegjësi penale. 

Madje pikërisht për shkak të përfshirjes në këtë skandal, të cilin po vazhdon ta heshtë kryetari Shpend Ahemti dhe për të cilin akoma nuk po deklarohet Prokuroria e shtetit dhe as ajo Speciale,  Agjencia Kosovare e Privatizimit ka  iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit të saj lidhur me përfshirjen e pa autorizuar  në projektin afaristo  banesor në Lakrishtë rreth përcaktimit të kinse vijave kufizuese.  Së fundmi po dëshmohet se as Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) se nuk ka dhënë pëlqim për shënimin e kufijve të një parcele të administruar prej saj dhe të parcelës së Ndërmarrjes Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB) në Lakrishtë, në lokacionin ku ndodhi skandali i shkatërrimit pa kontroll të azbestit me kskavator,ndërkaq në vazhdën e përpjekjeve për realizimin e projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së, janë shfaqur publikisht fakte, dëshmi, akuza e pretendime të bazuara për shkelje ligjore dhe procedurale. 

Edhe në dokumentacionet e siguruara nga AKP-ja përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, dëshmohet se një zyrtar kadastral i kësaj agjencie, ka marr pjesë në realizimin e matjeve pa autorizim në terren me gjeodetin e kontraktuar nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë dhe e ka nënshkruar kundërligjshëm procesverbalin nga terreni për përcaktimin e kufirit mes parcelës së menaxhuar nga AKP dhe parcelës së NPB-së. 

Prandaj edhe nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), thonë se punëtori i saj, Korab Tmava, as që ka pasur fare autorizim të ndërmarr një hap të tillë. 

Kjo është edhe arsyeja pse ndaj tij, së fundmi është inicuar procedurë disiplinore për tejkalim të kompetencave, ndonëse AKP-ja zyrtarisht nuk kishte dhënë pëlqim, ky procesverbal terreni është përdorur nga gjeodeti i NPB-së si dëshmi para Zyrës së Kadastrit të Komunës së Prishtinës, e cila e ka miratuar dhe ekzekutuar lëndën që i ka hapur rrugë lëshimit të lejes së ndërtimit për realizimin e projektit milionësh afaristo-banesor të NPB-së, për të cilin janë shfaqur publikisht fakte, dëshmi, akuza e pretendime të bazuara për shkelje ligjore dhe procedurale.  Ndaj ky do të jetë skandal i një trashëgimi serioz për ta adresuar në prokurori nga ana e Qeverisë së re komunale që do të del pas zgjedhjeve lokale të këtij viti,pas ikjes së Shpend Ahmetit dhe gardës së tij kriminale nga pozita e kryetarit, ku megjithatë, gjurmët dhe dëshmitë e krimit, jo vetëm se do të mbeten,por dhe duhet medoemos të hetohen, të ndiqen dhe të ndëshkohen në bazë të ligjit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".