Finalizimi i shpejtë për procesin Vetting hapi më serioz i Qeverisë Kurti për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit!

Finalizimi i shpejtë për procesin Vetting hapi më serioz i Qeverisë Kurti për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit!
Finalizimi i shpejtë për procesin Vetting hapi më serioz i Qeverisë Kurti për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit!

Arsim Haziri

  • 05 November 2021 - 15:50

Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri

Duke analizuar angazhimin e menjëhershëm të Grupit punues për hartimin e ligjit Vetting, dhe përgatitjen e amendamenteve kushtetuese për zbatimin e këtij ligji, është shumë e pritshme që ky proces më në fund të merr rrugë, që të finalizohet pa vonesë, në mënyrë që reforma në drejtësi të fillon të jetësohet dhe sistemi jo funksional për dy dekada që po mbeten mbrapa të vihet në binarët e vetë normal të funksionimit dhe të pavarësohet e të profesionalizohet.

- Pas shumë dilemave që u krijuan në opinion ditët e fundit, lidhur me Raportin e Progresit dhe komentet lidhur me nismën e Qeverisë Kurti për Ligjin Vetting, tani gjithçka është qartësuar. Procesi po futet në rrugë të mbarë me seriozitetin dhe angazhimin maksimal, duke pasur për mbështetje edhe ekspertizën më profesionale ndërkombëtare. Përshpejtimi i dërgimit në Kuvend të kësaj pakoje ligjore strategjike për reformën në drejtësi, gjithsesi që do të jetë testi më serioz i Qeverisë Kurti në angazhim për drejtësi të pa varur dhe të shkëputur nga lidhjet me krimin dhe politikën e inkriminuar, për qka kanë dhënë vërejtje të vazhdueshme edhe raportet e organizatave kredibile ndërkombëtare. Ishte akt inkurajimi për punën e këtij Grupi punues pjesëmarrja e Kryeministrit Albin Kurti në takimin e parë të fillimit të punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut, ku edhe e ka bërë shumë të qartë qëndrimin mbështetës të Qeverisë për reformën e thellë në drejtësi si njëra ndër shtyllat e kryesore të shtetit.

Jo rastësisht edhe Ambasada britanike në Kosovë i ka dhënë mbështetje qeverisë së Kosovës për procesin e Vettingut, përkundër kritikave të BE-së në Raportin e fundit për Kosovën, sepse po shihej qartë që Komisioni Evropian nuk i kishte informacionet e plota dhe të sakta rreth dokumentit të hartuar dhe të finalizuar së fundi nga ana e Qeverisë.

Kryeministri Kurti dhe Ministrja e drejtësisë e kanë bërë të qartë se nuk mundë të ketë reformë në sistemin e drejtësisë për procesin Vetting, duke sqaruar se sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë në mungesë të rezultateve dhe llogaridhënës, me drejtësi selektive të pabarabartë që ka funksionuar deri më tani, prandaj mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor e prokurorial, vazhdon ta karakterizoj sistemin e drejtësisë si një nga shtyllat më të dështuara të shtetit të Kosovës për vitet që kanë kaluar në qeverisjet e deritashme.

Për këtë arsye Kryeministri Kurti ka thënë se referoma janë të nevojshme, dhe se Qeveria është e vendosur që ta bëjë një gjë të tillë për të siguruara barazi për të gjithë para ligjit por edhe përgjegjësi pa asnjë dallim. Se ky proces nuk duhet vonuar por përshpejtuar në finalizim dhe fillim zbatimi, është pozitiv angazhimi i Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, ministri kjo që ka rolin kryesor të koordinimit me Grupin punues dhe ekspertët, e cila ka hequr dilemat rreth akuzave të opozitës lidhur me konsulencën ndërkombëtare, duke treguar se Koncept-dokumenti i është dërguar edhe Komisionit të Venecias, prej nga është marrë përgjigje pozitive që i njëjti koncept-dokument, me opsionet që janë ndjekur, dhe ai dokument do të vazhdon të trajtohet si i tillë edhe me komentet dhe përgjigjet tjera që do të vijnë nga Komisioni i Venecias.

Për ta mbështetur zhvillimin final të kësaj pakoje është pozitiv fakti që po zhvillohen konsultime edhe me ekspertët nga partnerët strategjikë, siç janë SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".