VETTING-u është mjeti i vetëm për shërimin e sistemit juridik, të bëhet së bashku me partnerët strategjik ndërkombëtar

VETTING-u është mjeti i vetëm për shërimin e sistemit juridik, të bëhet së bashku me partnerët strategjik ndërkombëtar
VETTING-u është mjeti i vetëm për shërimin e sistemit juridik, të bëhet së bashku me partnerët strategjik ndërkombëtar

Muhamet Kelmendi

  • 06 November 2021 - 09:14

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kosova nuk e ka pozitën e Shqipërisë për të mundur që të ketë VETTING të suksesshëm. Në Kosovë duhet pasur shumë kujdese dhe pa ndihmë të madhe nga SHBA dhe Anglia nuk duhet ecur.

-VETTING-u është një ligj që ka për qellim ndërmarrjen e masave shëruese në sistem, duke i futur në shqyrtim gjyqtarët dhe prokuroret. Në ligjin e tillë përcaktohen disa kushte të domosdoshme për të pasur sukses.

Kur jemi te kushtet e domosdoshme që duhet të përfshihen në procesin Vetting, atëherë dihet ti përmendim ato më kryesoret, konkretisht:

1. Integritetin gjyqtarë në punë, në shoqëri dhe kundruall ligjit dhe shtetit.

2. Analiza e performancës dhe të profesionalizmit të prokurorëve dhe të gjyqtarëve.

3. Verifikimi i pasurisë së gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe

4. Procedura e zbatimit të Ligjit mbi VETTING-un.

Parimisht janë këto çështje shumë domethënëse në çështjen e sistemit. Kjo për faktin se çdo njeri kusht dërgon tek dëmet kolosale në shtetin e së drejtës. Çështja, pra, nuk qëndron te natyra e VETTING-ut, por te përgatitja e infrastrukturës ligjore dhe të mënyrës se si dhe nga kush duhet të zbatohet ky ligj. Këtu është edhe çelësi i suksesit.

Dua këtu të qartësoj një çështje: Përgatitja dhe veprimi i VETTING-ut nuk duhet të bëhet pa SHBA-të dhe Anglinë. Këto dy shtete duhet të jenë prezent. Ndërsa, shumë duhet pasur kujdes për BE-në dhe shtetet që marrin pjesë në VETTING.

Ne jemi dëshmitare se me BE-në nuk po shkon çështja si duhet. Ndërsa, vetëm për vetëm, me pushtetin e tashëm, do të ketë shumë dëme, e përsëris, dëme të mëdha në sistem. Komisioni i Qeverisë nuk jep shpresë për sukses në fushat e caktuar. Ndërsa, mos suksesi në këtë çështje, krijon vetëm fërkime dhe konflikte. Do të pësojë vetë drejtësia dhe shteti ligjor. Kosova nuk e ka pozitën e Shqipërisë për të mundur që të ketë VETTING të suksesshëm. Në Kosovë duhet pasur shumë kujdese dhe pa ndihmë e mbeshtetje të madhe nga SHBA dhe Anglia nuk duhet ecur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".