Vettingu arma e domosdoshme ligjore  e çlirimit të sistemit të drejtësisë  nga kthetrat e krimit

Vettingu arma e domosdoshme ligjore  e çlirimit të sistemit të drejtësisë  nga kthetrat e krimit

Hajrullah Tërnava

  • 09 November 2021 - 18:36

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Deklarimet shqetësuese të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për mos bashkëpunim dhe bojkotim  të pjesëmarrjes në Grupin punues të hartimit të Ligjit Vetting nga ana e përfaqësuesve të KPK-s dhe KGJK-së, me tendencë të bllokimit të këtij procesi, nuk duhet të jenë shqetësim vetëm i Ministres Albulena Haxhiut, këto shqetësime duhen të jenë të  të gjithë popullit, sepse ka të bëjë me ligjin e Vetting-ut që është shpresa e vetme tani që kjo shoqëri të spastrohet nga veprimtarit kriminale nëpër institucionet shtetërore.

Këto Institucione janë ngulfatur me njerëz të korruptuar e të inkriminuar që nga çlirimi e deri me tani, prandaj ky ligj është shpresa e vetme që ta spastroj këtë shoqëri nga ato veprimtari kriminale, sepse  vetëm  me këto spastrime, Kosovës do ti hapen rrugët  fillimisht drejtë Liberalizimit ëe vizave dhe rrugëtimi sa më i shpejtë për në BE. Edhe populli po pret që me miratimin e këtij ligji  kjo shoqëri të spastrohet nga ata njerëz të kriminalizuar që qëndrojnë një kohë të gjatë nëpër institucionet e Kosovës, e sidomos të institucioneve juridike dhe të rendit e ligjit, sikur që janë: Gjyqësia, prokuroria, policia, AKI etj, prandaj Ministresha Haxhiu është deklaruar se  është e shqetësuar me bojkotin që institucionet e drejtësisë po i bëjnë Vettingut, pavarësisht që  të gjitha vlerësimet e ekspertëve dhe të organizatave kredibile, vendore e ndërkombëtare flasin se prej vitesh në Kosovë kemi sistem të brishtë dhe jo funksional të sundimit të ligjit, dhe pavarësisht se prej vitesh në Kosovë flitet për një proces verifikimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me procesin  Vetting, tash kur Qeveria e ka filluar seriozisht dhe praktikisht hartimin e pakos ligjore, kanë filluar të shfaqen rezistenca dhe  refuzim për bashkëpunim. Albulena Haxhiu ka deklaruar se kanë ditur që reforma do të ketë sfidat e saj dhe se nuk do të përqafohet nga të gjithë me lehtësi, por nuk është pritur që kjo rezistencë të jetë kaq e ashpër dhe nga ata që janë të thirrur ta zbatojnë atë. Se Kosova duhet ta bëjë pa vonesë reformën në sistemin e drejtësisë, për ta luftuar më me efikasitet krimin dhe korrupsionin, institucionet e drejtësisë, e ka theksuar dhe kërkuar edhe Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Romeo Franz, në sesionin e dytë të punës në takimin e shtatë të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asocim BE-Kosovë, ku tha se Kosova është në fazë të hershme të luftimit të korrupsionit dhe kjo po e pengon zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj edhe ka apeluar  që qeveria që të dëshmojë vullnetin për reforma, në mënyrë që të kthejë besimin e qytetarëve te institucionet. Qeveria duhet ta dëshmojë vullnetin për reforma, pasi që kjo është mundësia e vetme që ata të kthejnë besimin e qytetarëve në shtetin e tyre dhe në institucionet e shtetit. Me jetësimin e ligjit të Vetting-ut, do të spastrohen institucionet shtetërore nga të gjitha krimet, dhe Kosovës do ti hapen rrugët drejtë BE, dhe vetëm atëherë Kosova do të përngjaj si një shteti ku dominon drejtësia, dhe Kosova do të anëtarësohet edhe  në institucione ndërkombëtare që deri me tani nuk ka mundur as të  hap dialog serioz për përafrim, e lëre për anëtarësim, sikur  në NATO, UNESKO, INTERPOL etj. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".