Nuk kemi kohë për të humbur tutje, urgjentisht të  vihen themelet e forta të shtetit ligjor e kushtetues! 

Nuk kemi kohë për të humbur tutje, urgjentisht të  vihen themelet e forta të shtetit ligjor e kushtetues! 
Nuk kemi kohë për të humbur tutje, urgjentisht të  vihen themelet e forta të shtetit ligjor e kushtetues! 

Skender Mulliqi

  • 10 November 2021 - 18:38

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Qeveria e shëndoshë, nuk i jep luks vetit, por e lufton krimin dhe korrupsionin. Një qeveri për të qenë e suksesshme duhet të dalë fituese në këtë luftë ndaj dukurive negative. Të kalohet nga premtimet në vepra pandalshëm , jo të jetë kjo luftë e vonuar, sepse krimi po trashet edhe më shumë. Kosovës u duhet një shoqëri e shëndoshë, jo shoqëri e sëmurë e cila kërkon intervenime kirurgjikale. Është koha që politikisht të mendohet shumë më ndryshe. Kohët e mira nuk vijnë vetvetiu , pa ia bërë hyzmetin e kujdesin.

Kosova në të ardhmen duhet kërkuar rrugë të reja , të cilët dukshëm dallohen nga këto që na udhëhoqën. Qëndrimet e tilla politike na sollën në gjendje të krizave të pandalshme shoqërore dhe politike.Të mbrohen interesat e qytetarëve dhe interesat nacionale , të cilat nuk u mbrojtën mirë. E për të bërë punë të mira nevojitet të kemi një çmim.

Na nevojitet një mobilizim i përgjithshëm për mbijetesë të shtetit të Kosovës , që nuk e ndërtuam mirë. Qytetarët nuk e kontrolluan pushtetet ashtu si duhet, këtë gjë duhet bërë patjetër në të ardhmen. Gjërat e këqija nuk bën të na përsëritën. Të vihen themele të forta të shtetit , në mënyrë që të përparojmë. Gjatë kemi heshtur dhe kjo na ka kushtuar shumë në demokratizim dhe në zhvillim.

Është shumë e rëndësishme më kuptuar që është koha të punojmë ,që të ikim nga kjo gjendje e dhembshme , për Kosovën. Nga vjedhjet dhe plaçkitët e pronës shoqërore , vendit po donë më i shkuar edhe eshtrat e mbetura. Shumë gjatë na ndoqi pa pjekuria shoqërore dhe politike .Vetëm më një qasje konstruktive , mund të përballohen problemet e grumbulluara për dy decenie nga klasa grabitqare politike! Vetëm më reforma në të gjitha sistemet mund të forcojmë shtetin.

Porosia është shumë e qartë .Fati i shtetit të Kosovës është në duart tona! Shtrohet pyetja logjike, pse na erdhën deri tash gjithë këto të këqija? Na erdhën nga mos përgjegjësia e atyre që erdhën në pushtet pas përfundimit të luftës. Kanë pasur mundësi të punojnë mirë, e punuan më shumë keq. Na erdhën shumë të liga radhazi , të cilat na poshtëruan , na bënë shumë të pa lumtur.

Këtu flasë për kategorinë shumicë sot në Kosovë. Drejtueseve të shtetit sikur iu errësuan sytë dhe mendja pas pasurive të pa ligjshme , duke gjunjëzuar keq Kosovën në rrugëtimin e saj të tranzicionit. Njerëzve nuk iu dha lumturia , nuk iu dha risku që iu takon në këtë vend. Sikur mbeten vetëm me ajër ,ujë, bukë dhe më dritën e diellit !

Ata që kishin pula e qurana, ata çobanë që kishin bagëti ishin lule e dritë ! Këto ishin të gjitha nga jeta e tyre! Industria i takojë klasës së privilegjuar ! Kajmakun e morën vet, nuk I lanë as tlanat ! Le të më  falin  lexuesit e nderuar për këto radhë , por kështu më duket mua menduan ata që u ngritën lartë në qiell , u kurrë nuk prekën për tokë! Ata “Zaptuan” çdo gjë që ishte e mirë e këtij vendi! Turpin e hëngrën më bukë ! Na sulmuan tinëzisht pa asnjë emocion dhe dhembje ! Nuk deshën më dëgjuar dhe as më pa, së çfarë “shkretirë” , janë duke lënë mbrapa. Nuk dishtën më pa dhe as më dëgjuar , së qysh po jeton ky popull, së çka po iu shtrojnë fëmijëve në sofër!

Kjo ish-klasë politike ne pushtet , shumë pak do të na mbetën në kujtesë për të mirë. Shumë i rrënuan vlerat kulturore, dhe vlerat fundamentale njerëzore. Krijuan mutacione të rrezikshëm sikur, Pandemia Globale, dhe jetuam në agoni dhe thyerje shprese për 20 vite radhazi !!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".