Qytetarët nuk i amnistojnë të korruptuarit, kanë votuar për t’i zbuluar e burgosur të gjithë ish-kryetarët komunal të inkriminuar!

Qytetarët nuk i amnistojnë të korruptuarit, kanë votuar për t’i zbuluar e burgosur të gjithë ish-kryetarët komunal të inkriminuar!

Hajrullah Tërnava

  • 13 November 2021 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Shumica e kryetarëve të deritashëm që po ikin nga mandati , në prioritet e kishin ndërtimin vetëm për përfitime dhe pasurimin e tyre në bashkëpunim me ndërtimtarët dhe komunarët që iu kanë dhënë lejet për ndërtim, prandaj jo rastësisht për shumë kryetar komunash tani kemi fakte dhe argumente që nëse duan organet e drejtësisë për ti hetuar, për shumicën nga ata do të ishte e mbaruar dhe e vdekur e ardhmja në karrierë politike sepse ata e kanë vendin e rezervuar dhe të garantuar, me meritë, për të qenë të burgosur.

-Përvojat e së kaluarës na e dëshmojnë me situatat e qeverisjeve komunale të deritashme që i kemi kaluar, për temat e ndërrimit të qeverisjeve lokale, deri më sot asnjë kryetar i ri i komunave si i nominuar, nuk ka insistuar për ta me i hulumtuar dhe denoncuar të keqen e mëparshme, nga mandati i kaluar, për ato veprat kriminale që janë përfolur, e që ka edhe sot që përfliten për ata që janë në ikje nga pushteti.

Sikur të ndryshonte pozitivisht mentaliteti i ynë dhe të punohej me ligje, dhe kryetari i komunës do të duhej të angazhohej seriozisht, si shtyllë e parë e pushtetit, që të fillon ti denoncon dhe lufton të gjitha të këqijat e qeverisjeve të mëparshme. Sikur të kishim angazhim serioz të luftimit të krimin nga zura e pushtetit lokal, kryetari i komunës e më lartë, edhe Kosova n përgjithësi do të avanconte edhe në politikat ndërkombëtare, sepse një luftim efikas të dukurive kriminale po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët. Sidoqoftë duhet të jemi të durueshëm dhe të vëmendshëm e të presim për ndryshimet që mundë të fillojnë më seriozisht mbase nga shumica e garniturave të reja të Qeverisjeve në nivelin lokal.

Po e them këtë nëse bazohemi në zotimet dhe premtimet e tyre elektorale, përgjatë fazës së parë të fushatës që u përmbyll me asambletë komunale dhe disa komuna, dhe fazës së dytë të balotazhit vetëm për kryetar komunash. Përgjatë dy muajve të fundit kemi dëgjuar nga politika pushteti dhe opozita, fjalë të mëdha për zhvillim dhe ndryshim lokal, duke u ngjitur edhe në nivel më të lartë jashtë përgjegjësisë lokale, forcimin e subjektivitetit të shtetit, por nuk kemi dëgjuar as në raundin e parë dhe as në të dytin zotime për zbardhjen e aferave të qeverisjeve të kaluara komunale dhe zotim për dërgimin e tyre në institucionet e drejtësisë, kemi dëgjuar vetëm zotime për rregullsi në proceset tenderuese, dhe premtime për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në mandatin në vijim, por nuk kanë premtuar për ta hetuar atë që ka mbetur njollë e zezë nga mandati i kaluar. Pushtetarët e ri gjatë fushatave të tyre parazgjedhore flasin vetëm për avancime të ndryshme për qytetin sikur për urbanizëm, komunikacion, parkingje, shërbime publike çfarë do t’iu ofrojnë qytetarëve nëse fitojnë zgjedhjet dhe tema tjera për ti fituar votat nga qytetari, edhe që me këto premtime qytetaret janë ngopur.

Sikur kandidatët për kryetar ta shpallshin si prioritet luftimin e krimit të atyre garniturave që e kanë qeverisur këtë vend deri më tani, besoj se edhe elektorati do ti shpërblente fuqishëm me votën e tyre akoma më shumë, sepse qytetarët janë ngopur me ato premtime që i kanë dhënë ata të mëparshmit e kur dihet se veç me ndërtime të zonave të ndryshme të qytetit e për përfitimet e tyre, e kanë katandisur tërë këtë vend.

Si dëshmi të qeverisjeve të kaluara komunale i kemi tani këto zvarritje dhe pengesa në komunikacion që s’ke të garantuar kohën kur mundesh me arrit me veture deri te caku ku duhesh me mbërri, e mos të flasim se krejt këto ndërtime e kishin qëllimin e përfitimeve, prandaj janë ndërtuar ndërtesa vetëm që të përfitohen banesa sa më të larta për treg, pa planifikim të rretheve gjelbëruese, terreneve sportive për fëmija, parkingjeve të jashtme, shtëpive të shëndetit e të tjera ndërtime që lënë të nënkuptohet se qyteti ndërtohet për të jetuar përherë dhe pa ndonjë ndryshim të shpejtë në të ardhmen e afërt.

Me përvojat e deri tanishme ekzistojnë dyshime se anashkalimi i zotimit për ndëshkim dhe hetimin e së kaluarës së inkriminuar, nga kandidatët e rinj që do ta marrin mandatin e kryetarit të komunës, është blerje e paqes me ish qeveritarët e kaluar me të cilët do të detyrohen që edhe në përbërjet e reja të futen në pazare koalicioni lokal, duke i mbuluar njeri tjetrit edhe të kaluarën e inkriminuar, nëse ka fakte me të cilët mundë të ndiqen duke u akuzuar e penalizuar.

Sikur të fillohej me një luftim ligjor të të këqijave kriminale nga ana e kryetarëve të ri që i fitojnë votat në këto zgjedhje, ata do të mbeteshin edhe për shumë gjenerata në historikun pozitiv të Kosovës, me lavdërimin e punës së tyre, dhe të rinjtë do e përfitonin atë kulturë pozitive që të punojnë në të ardhmen për të mirën e qytetarëve, dhe në zgjedhjet e radhës prapë po këta kandidat do i fitonin zgjedhjet.

Na kujtohet rasti i ish kryetarit të Prishtinës para shumë dekadash, Nazmi Mustafes, edhe pse ishte në sistemin e kaluar komunist, pati punuar vetëm për të mirën e Prishtinës, prandaj edhe sot përmendet qeverisja e tij nga qytetarët që e mbajnë në mend për veprimet e asaj garniture komunale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".