Lexoni edhe:
Opozita fiton zgjedhjet lokale në Kosovë, LDK fiton Prishtinën, PDK Prizrenin, LVV me vetëm 4 komuna
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Nuk është ideja për të bërë me gisht por ideja është për të bashkëpunuar për zgjidhje në interes të shtetit të Kosovës. Çështja e ligjeve dhe kalimi në parlament po bëhet interesant për shkak se kjo qeveri nuk mund të ankohet se nuk ka numra në Kuvend për të kaluar ligje , numrat i ka , por duket se po mungojnë kapacitetet, nuk janë të mjaftueshme.
-Siç dihet VV i ka votat për ti kaluar ligjet, më tepër kjo kuptohet si problem i VV për të shtyrë përpara procesin, vjen mos puna pastaj edhe mungesa e deputetëve që mundë të kontribuojnë në draftimin e ligjeve. Edhe qeveria është me telashe kadrovike për të sponsoriziue ligje. Ato ligje që bllokohen nga opozita nuk është aspak korrekte. Tash edhe pak duhet shtyrë përpara ligjin për buxhetin e vitit 2022. Në këtë projekt nuk duhet pasur telashe dhe kryeneçësi por profesionalizëm dhe korrektësi.
Pra nevojitet punë e dobishme për qytetarët e jo anarki, më mos bashkëpunim dhe mos dhënie të përgjegjësisë, ose mos marrja përgjegjësi fare duke lënë vetëm qeverinë dhe partin në pushtet. Sipas logjikës për interesa nacionale duhet të ketë bashkëpunim të plotë në mes pozitës dhe opozitës si për shembull për dialogun me Serbin jo vetëm për të kritikuar dhe akuzuar por për të gjetur zgjidhjet edhe për të ardhur deri të një marrëveshje. Pse mos të formohet një grup prej partive të ndryshme për dialog më Serbinë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".