Kosova në tavolinë të dialogut me Serbinë vetëm me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimimin e pavarësisë së shtetit!

Kosova në tavolinë të dialogut me Serbinë vetëm me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimimin e pavarësisë së shtetit!

Hajrullah Tërnava

  • 16 November 2021 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Në bisedimet e radhës megjithatë Kosova duhet ti përmbahet vendimit të GJND-së i cili i ka dhënë të drejtën Kosovës për pavarësi e saje, edhe që për këtë temë Serbia ishte ajo e para që e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës përmes GJND-së, gjithashtu Kosova duhet të përmbahet si fakt dhe argument nënshkrimit të kapitullimit të vendimit të Kumanovës.

-Tani kur duhet të fillojnë më intensivisht, bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët, gjithsesi se duhet të përgatitet më seriozisht vazhdimi i dialogut me Serbinë nga politika Kosovare, për ta sfiduar palën serbe, duke mos lejuar si deri më tani mundësi kushtëzimi dhe të shantazhit, pasi që në pritje të takimit të radhës më 16 nëntor, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ka deklaruar se ky shtet do të vazhdon të lobon për shtimin e vendeve që do ta tërheqin njohjen e Kosovës, por edhe ta bllokon dhe pamundëson akoma përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Kërcënimi serb vjen pas paralajmërimit të Kosovës për aplikim të shpejtë anëtarësimi në INTERPOL dhe në UNESCO-s, dy organizata në të cilat Kosova kishte aplikuar dhe provuar për anëtarësim në mandatet e kaluara por lobimi serb e kishte pamundësuar një kalimin e Kosovës në këto organizata.

Shantazhet dhe lobimet kundër Kosovës në diplomaci po vazhdojnë akoma, për çka Bërnabiq thotë se kur është çështja e UNESKO-s dhe anëtarësimi i Kosovës, kjo as nuk guxon të jetë temë e samitit të ardhshëm, pasi që sipas saj UNESCO nuk është vend ku ka hapësirë për të folur nëse Kosova duhet të jetë anëtare e asaj organizate.

Ne këto rrethana te bisedimeve pala Kosovare duhet ta këtë listën e temave konkrete, dhe të fushave në të cilat nuk duhet lejuar shtetit, sikur që të zhvillon propagandë dhe agjitacion kundër Kosovës, sikur që po bëhet aktualisht në UNESKO kinse për rrezikimin dhe shkatërrimin e objekteve të besimit ortodoks në Kosovë nga mos kujdesa e institucioneve të Kosovës.

Faktori ndërkombëtar megjithatë duhet ta këtë të qartë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL dhe UNESKO është në dobi të gjitha shteteve të botës, sepse ka të bëjë me luftimin e të gjitha të këqijave drejtë për së drejti nëse Kosova është e anëtarësuar në INTRPOL si dhe në dobinë e Kosovës për ruajtjen e objekteve historike që janë të rëndësishme për shtetin e Kosovës.

Prandaj nëse faktori ndërkombëtar i ka këto arsye të qarta atëherë lehtë mund të anëtarësohet Kosova në këto institucione ndërkombëtare sepse në shumicë do të pajtohen për anëtarësimin e Kosovës në këto institucione.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".