Kërkesa e BE-së për rishikimin dhe riverifikim të listave të veteranëve patate e nxehtë në dorë të Prokurorisë së kapur nga politika e inkriminuar!

Blerim Burjani

  • 20 November 2021 - 17:03

Shkruan:  ANALISTI - Blerim Burjani

Nuk mundë të bindet bashkësia ndërkombëtare që ka pase reduktim të korrupsionit politik, sepse askush organet ligjzbatuese deri më tash këtë nuk e ka ndal!

-Kjo çështja e rishikimit dhe vlerësimit të listave të veteranëve, sipas kërkesës së BE-së, verifikimit të tyre, është çështje e Prokurorisë. Pra ka shumë dosje të heshtura prej vitesh të cilat ose një kohë janë zhvilluar procese ose kanë përfunduar në favor të të korruptuarve duke ua bere avokatine te inkriminuareve.

Tema të tilla ka pasur shumë në Kosovë, fatkeqësisht ka ende shumë por se asnjëherë Prokuroria nuk është mësuar që të reagoj pa ndërhyrje të publikut apo medieve dhe skandaleve të shumta që janë pasqyruar në media. Shumë vite janë bërë dhe nuk ka pasur asnje storje suksesi nga prokuroria, perveq se te tilleve ua ka bere avokatine nga zyrat e prokurorise se shtetit !.

Janë dështimet e shumta për shkak të mos inicimit të rasteve ex officio nga Prokuroria, dhe kjo ka bërë që të shtohen ankesat e ngritura dhe kërkesat në publikun e gjere , edhe është duke shkuar situata drejtë procesit të Vettingut. Përparim në luftimin e korrupsionit nuk ka pasur fare për këto shumë vite qe lame pas..

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".