Veteranët dhe invalidët e rrejshëm të luftës të rikthehen për rihetim dhe rivlerësim nën thjerrëzën e prokurorisë së shtetit!

Veteranët dhe invalidët e rrejshëm të luftës të rikthehen për rihetim dhe rivlerësim nën thjerrëzën e prokurorisë së shtetit!
Veteranët dhe invalidët e rrejshëm të luftës të rikthehen për rihetim dhe rivlerësim nën thjerrëzën e prokurorisë së shtetit!

Dardan Grapci

  • 23 November 2021 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Institucionet e Drejtësisë, prokuroria, duhen gjithsesi ti nxjerrin edhe njëherë në tavolinë dosjet e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-s për ti verifikuar se kush me të vërtetë ka qenë ushtar e kush jo, kush i meriton benefitet që i garanton ligji dhe kujt duhet ti ndalen ato benefite të pamerituara që janë duke u shfrytëzuar në dëm të buxhetit të shtetit nga vitet e kaluara.

-Gjithsesi, është e nevojshme që tema e veteranëve dhe invalidëve të luftës, me listat e fryra dhe të mbushura qëllimisht pa merita në të kaluarën, duhet të rikthehet në rivlerësim, verifikim dhe me këtë edhe në korrigjim, por të ndryshohet ligji për Invalidët dhe dhe veteranët e luftës në Kosovës nuk guxon sepse nuk ka nevojë kurrsesi të ndryshohet, sepse do të ketë edhe përçarje politike dhe institucionale, sidomos do të ketë reaksione dhe fërkime me OVL-në.

Prandaj ajo se çka duhet te ndodhe është se të ri kontrollohen edhe një herë dhe verifikohen të gjithë këta veteran, të bëhet edhe një analizë e thellë psikike, sepse jemi të gjithë në dijeni që ka shumë ish ushtar të UÇK-s të cilët për fat të keq edhe janë vetëvra nga stresi dhe makthi që e kanë fituar gjatë luftës në Kosovë,. Kurse pas luftës janë anashkaluar nga përkujdesja e shtetit dhe janë diskriminuar. Mos të harrojmë që gjithashtu duhet të veprojnë më seriozisht institucionet e drejtësisë, ta rishikojnë edhe njëherë, për herë të fundit listën e veteranëve nëse ka pasur shkelje apo jo duke i futur në listë edhe ata të cilët nuk e meritojnë dhe të cilët asnjëherë nuk e kanë kapur armën me dorë por kanë arritur që të përfitojnë duke e siguruar statusin e veteranit të luftës apo edhe të invalidit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".